Ndryshimi i shpeshte i shtepise dëmton zhvillimin e fëmijëve

Ndryshimi here pas here i shtepise, mund te jete nje levizje e demshme per zhvillimin e femijeve, tregon studimi i ri.

Lëvizjet mund të sjellin mundësi të reja nëse familjet vendosen në zona më të sigurta, me shtëpi më të rehatshme dhe me shkolla më të mira. Gjithsesi, studimet e mëparshme kanë zbuluar se lëvizjet e shpeshta rrisin stresin dhe çrregullojnë rutinat e fëmijëve, duke sjellë kështu pasoja negative për zhvillimin e shëndetshëm të tyre.

Një studim i ri nga Kolegji i Bostonit ka zbuluar se çdo lëvizje rezidenciale që kalojnë fëmijët shoqërohet me një ulje në notat e matematikës dhe leximit, reduktim të lidhjeve pozitive sociale dhe rritje të problemeve te sjelljes dhe atyre emocionale.

Studiuesit gjithashtu zbuluan se efektet e shpërnguljes vareshin nga koha kur ndodhte lëvizja. “Lëvizjet gjatë fëmijërisë së hershme dhe të mesme shoqëroheshin me reduktim të aftësive sociale të fëmijëve, rritje të problemeve të sjelljes dhe atyre emocionale dhe efektet e lëvizjes zgjatnin disa vite” shpjegon Rebekah Levine Coley. “Nga ana tjetër, lëvizjet gjatë fëmijërisë së mesme dhe adoleshencës së hershme kishin ndikim më të pakët në aftësitë e leximit dhe matematikës dhe këto efekte zhdukeshin lehtësisht me kalimin e kohës” vazhdoi Coley.

Studimi po ashtu nxjerr ne dukje se, edhe nëse fëmijët ndërronin vetëm shtëpinë dhe jo shkollën, nderprerja e rutines se perditshme dhe kontekstit te dites, te shkaktuara nga ndryshimi i shtepise, mund te ndaloje perqendrimin e femijes ne shkolle dhe pengojnë të mësuarit, konkludon studimi.

Shkolla mund të luajë një rol të rëndësishëm në përmirësimin apo përkeqësimin e jetës së fëmijëve që jane pjese e familjeve qe shpërngulen.

Studimi ka krahasuar dy grupe femijesh: femije qe kane levizur shpesh me ata qe nuk kane levizur shtepi ose ka ndodhur rralle.

femra-moderne.com