Ne mund te qendrojme te shendetshem dhe në formë duke u ushqyer sipas ngjyrave.
Sipas një sondazhi në Skoci të konsumosh rregullisht perime në ngjyrë të verdhë, të kuqe dhe portokalli ndihmon për të pasur një lëkurë më tonike dhe të re. Ushqimet blu dhe lejla? Bëjnë shumë mirë për qarkullimin e gjakut. Ja si t’i zgjidhni ushqimet sipas dietës së ngjyrave.
Të bardha
Frutat dhe perimet me tulin e bardhë janë të pasura me antioksidantë dhe fibra ushqyese. Një studim i drejtuar nga American Heart Association thotë se perimet me ngjyrë të bardhë janë të afta të parandalojnë rreziqet që lidhen me iktusin dhe sëmundjet kardiake. Njëkohësisht ato ndihmojnë në parandalimin e plakjes së parakohshme. Në këtë kategori gjejmë hudhrën, qepën, bananen, mollen, rrushin, kastraveci, kërpudhat, lulelakrën, të cilat janë në gjendje të mbrojnë sistemin e frymëmarrjes dhe të reagojnë si antibiotikë natyralë.
E verdhë dhe portokalli
Portokalli, mandarina, pjeshka, pjepri, nektarina, karrota, kungulli, specat bëjnë pjesë në kategoritë e ushqimeve midis të verdhës dhe portokallisë. Ato kanë përbërje të lartë të betakarotenit, të vlefshme për një lëkurë elastike dhe të re, të afta të mbrojnë shikimin dhe organizimin nga dëmet e shkaktuara nga qelizat e këqija.
Jeshile
Ngjyra jeshile ka një efekt antioksidant që eliminon qelizat e këqija dhe toksinat. Në kategorinë e ushqimeve që janë të lidhura me ngjyrën jeshile janë, brokoli, sallata jeshile, majdanozi, shpargujt, spinaqi, kivi, kungulli. Ato përmbajnë shumë magnez dhe acid folik, që është i rëndësishëm për rritjen e fetusit gjatë shtatzanisë.
Të kuqe
Të pasura me antioksidantë, frutat dhe perimet në ngjyrë të kuqe mbrojnë zemrën, ndihmojnë në parandalimin e sklerozës dhe janë të pasura me likpenë, i çmuar për shëndetin e lëkurës dhe i aftë për të parandaluar shumë forma të tumorit. Në këtë kategori janë domatet, rrepa e kuqe, specat, fasulet e kuqe, qershitë, luleshtrydhet dhe shalqini, të cilat janë gjithashtu të freskëta e te pasura me kripëra minerale.
Blu dhe lejla
Në frutat e perimet ngjyrë blu-lejla, janë boronicat, manaferrat, kumbullat, rrushi i zi, patëllxhanet. Të rëndësishme për parandalimin e patologjive kardiovaskulare, frutat dhe perimet në ngjyrë blu dhe lejla ndihmojnë në qarkullimin e gjakut.