Nëna mban fëmijën të lidhur pas kordonit dhe placentës për gjashtë ditë në një çantë frigoriferike, derisa ra vetë.
Nëna e dy fëmijëve ka treguar me detaje arsyen fizike dhe emocionale se pse ka zgjedhur t’i mbajë fëmijët e saj të lidhur me kordonin umbilikal dhe placentës, derisa ka rënë vetë naturalisht pas disa ditësh që kishte lindur.
Kur mirëpriti fëmijën e saj të parë, Ulysses, para pesë vitesh, Adele Allen, nga Brighton, Angli, vendosi të kishte një lindje ‘lotus’, që është një praktikë e lënies së kordonit umbilikal të të porsalindurit të lidhur, pa e prerë sic bëhet zakonisht, afër barkut. Nënat që zgjedhin këtë metodë lindjeje, u duhet ta mbajnë placentën me vete kudo që të shkojnë, derisa kordoni të bjerë vetë natyralisht nga kërthiza. Në një ese për blogun Mom.Me Adele shpjegoi se e bënte placentën të mos merrte erë të rëndë, por të kishte një aromë të këndshme, duke e spërkatur me një shtresë kripe kokërr dhe petale trëndafilash dhe me pas e ka mbeshtjelle me nje copë bezeje, dhe i ndërrronte cdo dy ditë.
Për të transportuar beben, Adele e vendoste placentën në një çante frigoriferike (termus) që mund ta mbante lehtësisht me një dorë, keshtu që gjithcka mund të ishte “e pastër dhe e ajrosur”.
Para 9 muajsh, kur mori vesh se priste fëmijën e dytë, Adele thotë se kishte një ndjenjë instiktive për ta lindur në të njëjtën mënyrë si të parin. Sipas saj, kjo lloj lindje i ka mundësuar të kalojë një kohë shumë të gjatë e pandarë nga bebja, që nga momenti i lindjes.
Ndërkohë që shumë njerëz janë të mendimit që, kjo lloj lindje mund të krijoje probleme infektive, Adele pergjigjet që s’është e vërtetë. “Me kalimin e kohës, kordoni fillon të përthahet dhe nuk ka asnjë problem me infeksionet, – thotë ajo. – Madje, në asnjë rast të lindjeve lotus nuk ka patur infeksione. Ndërsa me praktikën që ndjek shumica, që është prerja e kordonit afër barkut, ka shumë raste infeksionesh”.
Me sa duket, kjo metode lindje po kthehet ne tendence kohet e fundit, pasi shume nena te reja po e praktikojne gjithmone e me shume. femra-moderne.com