Nese je prind, duhet ta lexosh dhe ta mesosh…

Kush tha qe eshte e lehte te jesh prind? Lindja e nje femije nuk vjen me nje manual perdorimi, prandaj shume njerez e kane te veshtire kur perballen me rritjen e nje femije. Prandaj ne duhet t’i shfrytezojme te gjitha mundesite qe kemi per te marre sa me shume informacion per mirerritjen e tyre. Te gjithe ata qe jane prind duhet ta lexojne kete tekst. Une e gjeta te vlefshme cdo fjali dhe shpresoj qe edhe ju ta konsideroni po aq te vlefshem sa une, pasi ta lexoni…

Nëse një fëmijë rritet…

Kur një fëmijë rritet me kritikë, mëson të dënojë.

Kur një fëmijë rritet me dhunë, mëson të godasë.

Kur një fëmijë rritet me kufizime ai, mëson të jetë i ndrojtur.

Kur një fëmijë rritet me turp , mëson të ndihet fajtor.

Nëse një fëmijë rritet me tolerancë, mëson të jetë i qetë.

Nëse një fëmijë rritet me inkurajim, mëson të ketë besim.

Nëse një fëmijë rritet me ndershmëri, mëson drejtësinë.

Nëse një fëmijë rritet me përgjegjësi, mëson të jetë besnik.

Nëse një fëmijë rritet me miratimin, mëson të pranojë.

Kur një fëmijë rritet me pasuri (të pa kontrolluar), mëson se cdo gjë ka vlerën e parasë dhe se jeta mund te blihet…

Nese nje femijë rritet me art, ai meson te zbukuroje jeten e tij.

Nëse një fëmijë rritet me DASHURI, PERKUSHTIM, inkurajim dhe miqësi, ai meson t’ja dale vete ne jete ai, mëson të gjejë dashurinë kudo në botë.


Prind, jepi femijes ate per te cilen ka nevoje. Femijet mesojne nga ne. Ne jemi shembulli kryesor i femijeve tane, prandaj duhet t’i mesojne femijes gjerat e duhura.

femra-moderne.com