Ora do te ndryshoje neser, me 29 Mars, ne te gjithe Europen.
Sipas sistemit aktual, akrepat e ores do shkojne nje ore perpara te dielen e fundit te muajit Mars dhe do kthehen perseri nje ore pas te dielen e fundit te Tetorit.
Ky ndryshim behet per te zgjatur oret e dites dhe kesisoj edhe per kursimin e energjise elektrike.
Vitet e fundit opinioni publik eshte shprehur kunder ndryshimit te ores dy here ne vit. Per kete, ne vitin 2018 Presidenti i Komisionit europian Jean-Claude Juncker tha se nje pjese e madhe e qytetareve te Bashkimit Europian donin ta hiqnin kete praktike.
Kur akrepat e orës ndryshojnë
- Kur akrepat e orës ndryshojnë me 60 minuta, organizmi pëson një sërë ndryshimesh, të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në jetën tonë.
- Ndryshimi i orës shkakton rritje të stresit dhe një lodhje të përgjithshme, që ndikon edhe në kapacitetin tonë të përqendrimit.
- Organizmi i njeriut e ndien menjëherë ndryshimin, njësoj siç ndihet lodhja fizike me të cilën përballemi kur kalojmë nga një zonë orare në një tjetër, pas një udhëtimi të gjatë ajror.
- Sipas disa studimeve, ata që e ndiejnë më shumë ndryshimin janë fëmijët dhe të moshuarit. Trupi ynë mund të vijojë të ndiejë ndryshimin edhe në ditët pasardhëse kryesisht 7 deri në 10 ditë, teksa ka vështirësi për të kapur ritmin e jetës.
- Gjithashtu sipas një studimi, njerëzit tentojnë të flenë më pak dhe shohin më pak ëndrra në periudhën e tranzicionit nga ora diellore në atë ligjore, e anasjelltas.
- Studimet kanë evidentuar gjithashtu një rritje të ndjeshme të numrit të aksidenteve rrugore, më së shumti të hënën e parë pas fundjavës së ndërrimit të orës.
Si mund ta përballojmë pa stres ndryshimin e orës?
- Përgatiteni veten në mënyrë që organizmi ynë ta ndiejë sa më pak lodhjen me të cilën do të përballet.
- Duke shkuar në shtrat disi më shpejt sesa zakonisht, kjo mund të ndihmojë shumë orën tonë biologjike, e mund të përballemi me më pak probleme zgjimi.
- Në përgjithësi, edhe në këtë rast stili i jetesës bën diferencën.
- Përqendrohuni tek aktivitetet fizike dhe ushqimi i shëndetshëm, mbi të gjitha në mbrëmje është mirë të konsumoni një darkë më të lehtë.
femra-moderne.com