Detaje nga dasma madheshtore mbreterore e Princit Leka me Elia Zaharian
Princ Leka, dhenderr dhe Elia Zaharia, nuse
Të mbërritur që në orët e para të mëngjesit për t’u bërë gati, Elia dhe Princi u ndanë në dhomat e veçanta të Pallatit të Brigadave të parashikuara për përgatitjen e dhëndrit dhe nuses.
E thjeshtë, me sharm princeshe, me tiarën me diamante në kokë, Elia u shfaq në orën e caktuar në hollin e katit të dytë të Pallatit të Brigadave për të zbritur më pas bashkë me Princin në katin e parë, ku ishin grumbulluar të ftuarit dhe Erion Veliaj që do i celebronte, shkruan revista Class.
Ishte vërtet një çast emocionues ai kur Princ Leka e pa për herë të parë të fejuarën e tij të veshur nuse, me kurorën që mbante dikur gjyshja e tij Mbretëresha Geraldine, ditën kur u martua me Mbretin Zog.
Më pas duke e mbajtur Elian në krahun e tij të majtë, sipas protokollit, Princ Leka është drejtuar me nusen për nga shkallët e brendshme të Pallatit të Brigadave duke bërë shfaqjen e shumëpritur para gjithë të ftuarëve dhe fotografëve të mediave shqiptare dhe botërore të pozicionuar para tyre.
Princ Leka dhe Elia Zaharia martohen para 800 të ftuarëve
Edhe pse nuk kemi mbretëri, kemi një Princ dhe një Princeshë. Me 8 Tetor 2016, pas martesës me Leka II, Elia Zaharia, mund të emërtohet Princeshë. Princi dhe Princesha u celebruan në Pallatin e Brigadave nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
Princi Leka II dhe nga sot Princeshë Elia Leka, u lidhën në martesë në një ceremoni madhështore që u mbajt paradite në Pallatin Presidencial që filloi të ndërtohej nga gjyshi i Princit Leka, Mbreti Zog, në vitin 1936. Dasma mbretërore ka marrë edhe vëmendjen e mediave të huaja.
I urojme jete te lumtur dhe me shume trashegimtare.