Nga deti apo miniera: Cila është kripa me e mire per shendetin?

Nga deti apo miniera: Cila është kripa me e mire per shendetin?

Nëse pako e kripës që blini nuk shkruan qartë “kripë deti” atëherë ajo që blini nuk është e tillë.

Realisht po blini atë që në shqip quhet kripë guri. Minierat ose deti janë burimi kryesor i kripës së tavolinës. Kripa e gurit përftohet në miniera kripe dhe prodhohet përgjatë një procesi industrial që kulmon me heqjen e papastërtive të produktit fillestar.

Cfare duhet te dini:

1. Kripa e tavolinës vjen nga minierat ose deti. Ajo i nënshtrohet një procesi industrial që largon të gjitha papastërtitë. Kripa e detit përftohet nga avullimi i ujit të detit.
2. Kripa e detit ka përmbajtje më të madhe mineralesh se kripa e gurit dhe rrjedhimisht konsiderohet si një alternativë më e shëndetshme.
3. Kripa e gurit është varianti më i përdorur në botë.
4. Kripa e detit përmban të gjitha mineralet, ndërsa kripa e tavolinës pasurohet me kimikate të shtuara që e bëjnë atë më të shkrifët.
5. Duke qenë se kripa e detit është natyralisht e pasur me minerale, ajo ndihmon në rregullimin e tensionit të gjakut, stabilizon rrahjet e zemrës, ekuilibron nivelin e sheqerit në gjak, përmirëson përthithjen e njësive ushqimore që përshpejtojnë tretjen dhe pastron mushkëritë.
6. Kripa e detit ka shije më të mirë se kripa e gurit.

femra-moderne.com