Nje darke per 30 minuta: Kotoleta pule dhe sallate me molle

Kotoleta ose pule “ala milaneze” nuk ka rendesi si e quani, rendesi ka qe shija eshte e mrekullueshme.

Pergatitja: 20 minuta Gatimi: 10 minuta Per: 4 racione

Chicken Milanese with Green Apple Salad #recipe

Perberesit:

PER PULEN:

  • 4 fileto pule pa kocka
  • 1 filxhan miell
  • 3 veze
  • 2 1/2 filxhan therrime buke
  • Vaj ulliri

PER SALLATEN:

  • 1 luge gjelle qepe e grire
  • 2 luge gjelle mustarde
  • 1/4 filxhan leng limoni i sapo shtrydhur
  • 1 luge gjelle mjalte
  • 1/4 filxhan vaj ulliri
  • 3 filxhane rukola
  • 1 molle e madhe jeshile
  • 1/3 filxhan djathe parmixhano i grire
Chicken Milanese with Green Apple Salad #recipe

Pergatisni pulen:

Pastroni dhe thani mire filetot e pules dhe vensoseni secilen ne mes te dy copa letre furre. Perdorni nje cekic druri ose fundin e nje tigani per te rrahur mishin.

Ne nje tas te mad hidhni miellin, ne nje tas tjeter hidhni vezet dhe rrihini, ndersa therrimet e bukes ne nje tas te trete. Rregullojini miellin, vezet dhe therrimet e bukes me kripe e piper.

Merrni filetot e pules me radhe dhe kalojini ne fillim tel miell, pastaj tek vezet dhe ne fund tek therrimet e bukes. Perseriteni proceduren edhe me filetot e tjera.

Para se te filloni skuqjen, beni gati nje pjate ku te keni vendosur disa peceta letre qe te thithin vajin e tepert nga kotoletat e skuqura.

Vendosni tiganin ne zjarr ne temperature mesatare. Mbulojeni te gjithe fundin e tiganit me vaj dhe prisni sa te nxehet. Filloni skuqjen e kotoletave per disa minuta ne njeren ane derisa te marri nje ngjyre te arte, pastaj kthejini ne anen tjeter.

Pasi te jene skuqur kalojini mbi peceten e letres qe t’i perthithet vaji i tepert.

Chicken Milanese with Green Apple Salad #recipe

Beni sallaten:

Ne nje tas te vogel perzieni bashke qepern e grire, mustarden, lengun e limonit, mjaltin dhe vajin e ullirit. Shtojini kripe e piper salces.

Prisni mollen ne feta, pastaj ne shkopinj te vegjel. Shtoni rukolan, djathin parmixhano dhe mollen ne nje tas sallate. Siper shtojini salcen e pergatitur.

Sherbejini kotoletat e pules me sallate siper.

femra-moderne.com