Njerëzit inteligjentë flenë vonë, bëjnë rrëmujë dhe shajnë

Jeni nga ata njerezit qe fleni vone, beni rremuje dhe shani? Mund te duken tipare negative, por ne te vertete nuk jane. 

Nëse gjatë fëmijërisë prindërit ju kanë qortuar shpesh se e bëni rrëmujë dhomën e gjumit, se shkoni natën vonë për të fjetur dhe përdorni shpesh fjalor të pistë apo sharje, atëherë ka një shpjegim që mund t’ua rrëfeni. Sipas ekspertëve, kjo nënkupton se në fakt ju jeni një person inteligjent.

Thuhet se personat me edukatë minimale përdorin fjalor të pistë, megjithatë rezulton se individët që nuk e përdorin këtë fjalor janë ata të cilët kanë një fjalor të kufizuar.

Disa studiues amerikanë kanë kryer një eksperiment interesant duke u kërkuar atyre të thonë sa më shumë sharje që munden. Rezultati ishte surprizues, pasi ata që kujtonin më shumë fjalë kishin vlerësimin më të lartë të inteligjencës nga pjesa tjetër e grupit.

Aftësitë oratorike të këtyre njerëzve ishin gjithashtu më të mira sesa të atyre që dinin më pak fjalë të pista. Këta persona karakterizohen edhe nga aftësia për të përdorur fjalët e duhura në varësi të situatës, si dhe dinë kur të heshtin.

Gjithashtu, edhe njerezit e etiketuar “rremujaxhinj” dhe ato qe kane “probleme” me gjumin, konsiderohen gjithashtu inteligjente. Kështu pra, duhet të dini se kaosi në tavolinën tuaj të punës është plotësisht i justifikueshëm. Për ju vlen përqendrimi në atë çfarë në të vërtetë duhet të ketë rëndësi.

femra-moderne.com