Një studim tregon se nëse dëshironi të jeni më i lumtur, ju duhet të filloni të vlerësoni më shumë kohën tuaj.
Paratë janë rrënjosur thellë në mënyrën se si kemi evoluar. Ato vijojnë të japin efekte të fuqishme te sjellja jonë. Ne harxhojmë shumë kohë duke menduar për paratë. Ne flasim për to, shqetësohemi për to, stresohemi dhe pyesim veten nëse kemi mjaftueshëm para për të përmbushur nevojat tona në të tashmen dhe në të ardhmen.
Por sipas një studimi, njerëzit të cilët e vlerësojnë kohën më shumë se paratë janë më të lumtur dhe produktivë në jetë. Koha lidhet me lumturinë. Shkencëtarët bënë disa studime të ndryshme, si online, edhe ballë për ballë. Më shumë se 4000 personave iu bë e njëjta pyetje. Pjesa më e madhe e të intervistuarve ishin praktikë: rreth 64% e tyre u përgjigjën “më shumë para”.
Por kërkimi shkon edhe më tej. “Ajo çfarë ka rëndësi është vlera që njerëzit u japin çdo burimi” – thonë autorët e studimit. “Përtej sasisë së këtyre burimeve që njerëzit zotërojnë, lumturia lidhet edhe me burimin që njerëzit dëshirojnë”.
Studimi tregoi edhe një të dhënë tjetër rreth pjesëmarrësve. Brian Resnick nga Vox shkruan:
Njerëzit që vlerësonin më shumë kohën ishin kryesisht:
-Njerëz në moshë, gjë që tregon se ndoshta me kalimin e kohës ne marrim më shumë kënaqësi nga vlerësimi i kohës se sa nga paratë.
-Prindër, gjë që të bën të mendosh se fëmijët mund të ndryshojnë vlerat tona rreth çështjes së kohës dhe parave
-Persona të martuar
-Të pasur (lidhja mes zgjedhjes së kohës dhe lumturisë mbetej)
Në studim thuhet se nëse doni të jeni më i lumtur – dhe ndërkohë fitoni mjaftueshëm para për të siguruar gjërat bazike – ju duhet të filloni t’i jepni më shumë vlerë kohës. Duhet të theksohet se për disa njerëz, dhënia përparësi parave me kalimin e kohës është një nevojë, jo një zgjedhje. Ndryshe, ata nuk do të mund të siguronin as nevojat bazike, edhe nëse do të parapëlqenin të vlerësonin më tepër kohën nëse do të kishin një zgjedhje.
Planifikojeni të ardhmen, sot
Pasuria është aftësia për ta jetuar jetën plotësisht
– Henry David Thoreau
Studimet tregojnë se mentaliteti juaj rreth Kohës dhe Parave lidhet ngushtësisht me lumturinë tuaj dhe nivelin e produktivitetit në jetë. Nuk ka shumë rëndësi se çfarë zotëron më shumë një person – në vend të kësaj ka më shumë rëndësi mentaliteti i një personi rreth Kohës dhe Parave.
Edhe pse paratë – ose mungesa e tyre – shpesh përmenden si një ndër aspektet më stresuese në jetë, njerëzit të cilët vlerësojnë kohën e tyre më shumë se paratë janë më të lumtur, pavarësisht se sa fitojnë. Pa mendojeni pak: paratë ikin e vijnë, por koha shkon, nuk kthehet.
“Nuk ka rëndësi se cili është rezultati i përpjekjeve tona – ne e dimë se jemi gjithnjë e më shumë të lidhur me kohën dhe shpesh do të na bëjnë të lumtur gjërat që mendojmë – dhe jo rezultatet për të cilat kemi punuar kaq shumë. Ato nuk do të na kthejnë momentet me familjen, miqtë tanë apo më shumë orë vetes”, shkruan Ashley Whillans në HBR.
Sa vlen koha juaj? Çfarë çmimi do t’i vinit një përvoje që hap mendjen tuaj apo ju jep paqe të brendshme?
Ekzistojnë dy tipe njerëzish: ata të cilët vlerësojnë më shumë kohën dhe ata që vlerësojnë më shumë paratë. Pjesa më e madhe e njerëzve bëjnë pjesë në kategorinë e dytë. Përballë një vendimi nëse do të zgjidhnin kohën apo paratë, pjesa më e madhe e njerëzve do të zgjedhin paratë.
Të mendosh së pari për kohën është vërtet e vështirë, mbi të gjitha kur gjithçka në jetën tonë varet nga paga që marrim çdo muaj. Nëse nuk e dini se sa vlerë ka koha juaj, as që do t’ju shkojë në mendje të vlerësoni më shumë kohën se paratë. Ju mund të keni pak më “shumë” në kontroll mënyrën se si e përdorni kohën se sa paratë që fitoni. Nëse keni më shumë kohë, mund ta përdorni atë më mirë. Mënyra se si e vlerësoni kohën tuaj është tërësisht në kontrollin tuaj.
Më shumë kohë, nga ana tjetër, mund t’ju çojë drejt gjithë përvojave të mrekullueshme dhe ndryshimeve që mund të kenë më shumë vlerë për ju se sa paratë. Ata që i kushtojnë më shumë rëndësi kohës, kanë më tepër mundësi të arrijnë suksesin në jetë. Njerëzit që vlerësojnë më tepër kohën kanë më shumë gjasa të bëjnë një punë të cilën e duan. Dhe kur njerëzit e duan atë që bëjnë, do të ndikohen më pak negativisht nga stresi në punë dhe do të jenë më produktivë, krijues dhe efikasë. Po ashtu kanë më pak gjasa që të japin dorëheqjen.
Në përfundim…
- Koha, jo paratë, është investimi më i madh që mund të bëni
- Paratë ju ndihmojnë për të jetuar jetën tuaj, por është koha ajo që ju jep përfitimet më të mëdha
- Planifikojeni kohën tuaj me kujdes – ashtu siç do të bënit edhe me paratë tuaja
- Bëni zgjedhje që ju japin më shumë kohë
- Herës tjetër që do të jeni përballë zgjedhjes më shumë kohë apo më shumë para, mendoni për lumturinë tuaj, një jetë pa stres, nëse është e mundur, jo vetëm për xhepin tuaj.