Njihuni me Sophie, mbesen e Gjergj Kastriotit

Sophie Castriota është brezi i 14-të i Gjergj Kastriotit, një violiniste e talentuar dhe kengetare premtuese gjithashtu.

Ajo asnjehere nuk humb rast per te permenduar prejardhjen e saj – sigurisht – eshte nje gje per t’u krenuar te jesh stermbese e nje heroi.

https://www.instagram.com/p/BrSm1ppgToW/

Sophie Castriota, jeton në Brisbane të Australisë ndërsa studion në Queensland për Akademi të Muzikës, por përkohësisht ka ndërprerë studimet për të iu përkushtuar më shumë aktrimit dhe muzikë. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale dhe herë pas herë publikon video duke kënduar, apo foto me flamurin shqiptar apo duke bere shqiponjen me duar. “Ndihem shumë krenare që jam ambasadore e emrit tij. Ndihem e detyruar të jap diçka për shqiptarët në emër të tij.”– ka thene ajo ne nje interviste.

https://www.instagram.com/p/BpuGNTGArzq/

Sophie me një talent të madh në violinë, ka luajtur me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë në sheshin e Melbourne-t vallen e Rugovës, duke i prezantuar vendasit me një copëz arti tradicionale shqiptare. “Kur e kuptova se sa i rëndësishëm është Skënderbeu për popullin e tij, u mbulova nga emocionet dhe u ndjeva shumë krenare. Nuk e kam kuptuar rëndësinë e tij për Shqipërinë deri tani vonë. Për fat të keq ka ende vende që nuk kanë dëgjuar për madhështinë e tij dhe unë ngadalë tek ato vende jam duke e prezantuar me anë të muzikës sime.”

https://www.instagram.com/p/BpJlm5wgnnh/

19-vjeçarja ka treguar se eshte duke mesuar gjuhen shqipe dhe historine shqiptare. Gjithashtu, së bashku me të ëmën janë duke punuar për realizimin e një filmi biografik mbi jetën e Skënderbeut. Sipas Sophies, kjo do e bashkojë akoma dhe më shumë kombin shqiptar.

Vajza e re dallohet dhe për një pamje mahnitëse. Fotot tregojnë qartë që përvec gjakut mbreteror, edhe bukuria e saj është e tille.

https://www.instagram.com/p/BnIwg56FC07/

recursing-snyder.88-198-36-142.plesk.page

Start typing and press Enter to search