Noti është konsideruar nga shumë si një sport i kompletuar, i aftë të zhvillojë të gjithë muskujt e trupit falë masazhit kostant të ujit.
Të notosh do të thotë të tonifikosh muskujt dhe të djegësh kalori (p.sh. 330 kalori/orë me notin e lirë apo notin e delfinit, 300 kalori/orë për notin e bretkosës, 240 kalori/orë për notin mbrapsh). Eshtë një sport i kompletuar dhe ndihmon të stërvitësh zemrën, të përmirësosh frymëmarrjen dhe të forcosh këmbët dhe krahët, zhvillon në mënyrë harmonike të gjithë muskujt e trupit falë masazhit kostant të ujit. Të notosh në det do të ishte më mire, pasi prezenca e kripës lehtëson lëvizjet në ujë dhe duke qenë se temperatura e ujit është me e ftohtë kërkohet më shumë energji dhe digjen më shumë kalori.
Të notosh dhe të humbësh në peshë: një çift fituesish
Noti është një disiplinë me ushtrime të pakta dhe të thjeshta dhe ndihmon në lehtësimin e dhimbjes së shpinës e mbi të gjitha të mbash një nivel të lartë mirëqenieje.
Noti është konsideruar nga shumë si një sport i kompletuar, i aftë të zhvillojë të gjithë muskujt e trupit falë masazhit kostant të ujit. ֻshtë një sport që ndihmon veחanërish në humbjen e peshës dhe në djegien e kalorive në mënyrë të shpejtë (nga 200 deri ne 400 kalori) në bazë të stilit të cilin praktikon (i lirë, mbrapsh, delfin…).
Do të keni rezultate të mira tonifikimi të krahëve, këmbëve, muskujve të barkut dhe do të përmirësojë qarkullimin e gjakut.
Në këtë sport jane njohur 5 stile:
- Stili i lirë është përcaktuar për të zhvilluar muskujt e bicepsit, të gjoksit, abdominaleve.
- Stili bretkosë konsiston në lëvizjen e krahëve që bëhen efektive për pjesën e përparme të shpatullave.
- Stili delfin konsiston në një slil që i ngjan levizjes së delfinit.
- Stili me kurriz zhvillon muskujt e shpines dhe të shpatullave.
- Stili flutur që zhvillon muskujt e bustit, të këmbëve dhe të shpatullave dhe mundëson forcimin e të gjithë trupit.