Nuk keni nevojë për “like”, por për më shumë vetëbesim
A keni vënë re se si postimet e ndryshme në rrjetet sociale mund të jenë problematike?
Ashtu si çdo drogë, ajo fillon duke u dukur si diçka e këndshme dhe e padëmshme. Ju vendosni disa imazhe të vetes në plazh, dhe papritmas dhjetra miq të tu pëlqejnë fotot. Ndihesh mirë, apo jo?
Sidoqoftë, me kalimin e kohës, ne mund të bëhemi të kapur në një cikël vicioz, që vazhdimisht kemi nevojë për reagime pozitive në postimet tona. Nëse pëlqimet dhe aksionet mungojnë, një pjesë brenda nesh ndjehet e humbur.
Kjo mund të jetë një situatë tragjike
Ajo që mungon nuk është miratimi i të tjerëve, por vetëvlerësimi. Duke u varur nga pëlqimet dhe aksionet për lumturinë tonë, kjo kthehet në një varësi të vështirë për t’u çliruar.
Pajisja juaj e lëvizshme (telefoni, ipad etj) mban vëmendjen tuaj dhe shpesh ju mban peng: Hapi i parë në të mësuarit për të shpëtuar, është të kuptoni se nevojitet pëlqimi i vazhdueshëm dhe aksionet (komente etj) zakonisht kthehet në një simptomë të vetëbesimit të ulët. Mësoni të rritni vetëvlerësimin tuaj, ju do të jeni në gjendje të thyeni zinxhirët mendorë dhe emocionalë që ju lidhin.
Ndërtimi dhe mirëmbajtja e vetëvlerësimit nuk është një detyrë e lehtë. Ju do t’ju duhet të punoni çdo ditë, ti praktikoni këshillat .Vetëbesimi përcakton mënyrën se si ndjeheni dhe mendoni për veten tuaj.
Magjia e rritjes së vetëbesimit qëndron brenda jush: Siç e kemi parë, lumturia dhe suksesi juaj në jetë varet nga niveli juaj i vetëvlerësimit.
Disa mënyra se si mund të rrisni vetëbesimin
- Asnjëherë, kurrë, mos prisni përsosmëri: A keni vënë re se kur vazhdimisht kërkoni përsosmëri – jeta shpesh ju zhgënjen? Sigurisht është një ide e mirë për të synuar lart, por mos u kapni në ‘kurthin e përsosjes’. Mund t’ju pengojë të përfitoni nga mundësitë e reja, si dhe të bllokoni aftësinë tuaja për të përfunduar gjërat.
- Kontribuoni në shoqëri: Nëse jeni shumë i zënë për t’u ndihmuar të tjerëve, atëherë nuk do të keni kohë të shqetësoheni për vetëvlerësimin tuaj të ulët. Në fakt, duke kontribuar në shoqëri, patjetër do të rritni vetëvlerësimin tuaj. Ndihma ndaj të tjerëve të bën të ndihesh mirë për veten. Pra, pse të mos e vendosni këtë në praktikë duke gjetur mënyra për të kontribuar në shoqëri? Këto mund të marrin formën e punës vullnetare ose akteve të rastësishme të mirësisë.
- Përqendrohu në atë që bën mirë: Nëse hidhni një sy rreth jush, tek të tjerët do të shihni me siguri atë çka ata bëjnë më mirë sesa ju. Nëse e lejon këtë krahasim, do të ndihesh i dobët dhe inferior. Megjithatë, ju nuk keni nevojë të mendoni kështu. Secili prej nesh është unik. Kjo do të thotë që ne gjithashtu kemi talente unike. Bosi juaj mund të jetë i madh në vendimmarrje, ndërsa ju mund të shkëlqeni në shërbimin e klientit. Qëllimi është që të gjeni atë punë, veprimtari, që ju bëni më mirë dhe të investoni tek kjo e fundit. Mos u përpiqni të jeni një degë e të gjitha degëve!
Burimi: ATA