Obeziteti: gjithçka që duhet të dini

Çַfarë është obeziteti? Cilat janë shkaqet e obezitetit dhe çfarë çregullimesh shkakton ai? Cila është rëndësia e ushtrimeve në trajtimin e obezitetit dhe si duhet të jetë dieta në trajtimin e obezitetit? Nga Dr. Petrit Leka

Çfarë është obeziteti?

Obeziteti është rritja jo normale e indit dhjamor në trup. Marrja e tepërt e proteinave, karbohidrateve (sheqernave) dhe yndyrnave pa u shoqëruar me aktivitetin e duhur fizik mund të shkaktojë rritjen e rezervave (depove) dhjamore në trup. Në ditët e sotme obeziteti më tepër se problem estetik konsiderohet si një çrregullim me pasoja serioze për shëndetin dhe jetën.

Si vlerësohet obeziteti?

Obeziteti vlerësohet me anë të përcaktimit të indexit të masës së trupit. (BMI – Body Mass Indeks). BMI = BodyWeight/Height2.
Për shembull: Vlera e BMI e një pacienti me gjatësi 170 cm dhe peshë 70 kg llogaritet si më poshtë: BMI=70/(1.7)=24.4 kg/m.


Cilët konsiderohen obese sipas vlerave të tyre të BMI?

Individet të cilët kanë vlerat e BMI midis 19-25 konsiderohen normale, ndërsa individet që kanë vlerat të BMI midis 25-30 konsiderohen mbipeshë. Vlerat e BMI midis 30-40 tregojnë obezitet ndërsa vlerat mbi 40 sëmundjen e obezitetit.

Klasifikimi                               BMI (kg/m)

Nënpeshë                                <19

Ideal(N)                                   19-24

Mbipeshë                                 25-29

Obese                                       30-39

Sëmundja e obezitetit            >=40


Çfarë tregon cirkumferenca e belit?

  • Pjesa e trupit midis brinjëve dhe ijeve, cirkumferenca (rrethorja) e belit është tregues i rëndësishëm i përcaktimit ku është grumbulluar indi dhjamor në trup.
  • Individet me vlerën e belit mbi 102 cm për burra dhe mbi 88 cm për femra konsiderohen obeze.
  • Grumbullimi i tepërt i dhjamit në pjesën e barkut përbën rrezik serioz për shëndetin dhe jetën pasi duke rrethuar organet e brendshme dëmton funksionin e tyre. Këta individe kanë risk të madh për hipertension, diabet, trombembolizëm në kapilaret e zemrës e trurit duke çuar në atak (infarkt) zemre e gobitje të trurit (stroke), të krahasuar me të sëmurë që nuk kanë ind dhjamor në bark edhe nëse ata janë konsideruar obese.

Është obeziteti një problem social?

75% e popullsisë në botë është obese ose kandidate për të kaluar në obezitet. Në dekadat e fundit vihet re një rritje e rëndësihme e obezitetit në të gjitha vendet e Botës.

Cilat janë shkaqet e obezitetit?

Faktorët që shkaktojnë rritje të obezitetit mund të përfshijnë moshën, ndryshimet në zakonet e ushqyerjes veçanërisht teprimi në konsumimin e tepruar të fast food: tost, sanduiç, pica, patate te skuqura, femrat pas lindjes, aktivitet të ulet fizik, rritja e konsumit të alkoolit, faktorë trashëgues.

Çfarë çregullimesh shkakton obeziteti?

 

Obeziteti ndikon negativisht në shumë sisteme të organizmit. Sistemet kryesore që dëmtohen janë: Kardiovaskular, hormonal, respirator, tretja, riprodhues, urinar, muskuloskelektik.

Cilat janë avantazhet e humbjes në peshë?

  • Duke humbur peshë ulet rreziku i çregullimit kardiovaskular;
  • Ulet niveli i kolesterolit
  • Ulen yndyrnat në gjak
  • Ulet presioni i gjakut
  • Ulet rreziku i infarktit në zemër
  • Në diabetikët rregullohet niveli i glicemisë
  • Mund të parandalohet kalimi nga prediabetik në diabet

femra-moderne.com