Oktapod me dafinë dhe limon

Një antipastë e ftohtë e përgatitur me oktapod, dafinë, hudhër dhe majdanoz. Është një recetë e thjeshtë për t’u përgatitur, por duhet të gatuhet të paktën 10 orë para se ta konsumoni. Por ja vlen të presësh, për të shijuar një sallatë të shijshme me oktapod.

Përbërësit

  • 1 kg oktapod
  • 1 limon
  • 1 gjethe dafine
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 tufe majdanoz
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper

Koha e pergatitjes: 20 min + 11 ore

Veshtirësia: e lehtë

Shoqërohet me verë të bardhë

Mënyra e përgatitjes

  • Pastroni dhe rrihni oktapodin për t’i zbutur mishin.
  • Vini në zjarr një tenxhere me ujë me 1 gjethe dafine, 1 thelpi hudhër dhe kripë dhe leri të marrë valë.
  • Shtoni në tenxhere oktapodin dhe lereni të ziejë për një orë: do jetë i gatuar kur dhëmbët e pirunit të futet lirshëm ne tul.
  • Fikni zjarrin dhe lereni oktapodin në tenxhere derisa të ulet temperatura. Më pas kullojeni dhe priteni në copa të njeëjta dhe vendosini në një tas.
  • Në një tas përgatisni një salcë të thjeshtë, duke përzierë lëng limoni me vaj ulliri, majdanoz dhe një hudhër të grirë, kripë e piper.
  • Rregulloni oktapodin me salcën e përgatitur duke e përzierë me kujdes, më pas lereni të pushojë në frigorifer për të paktën 10 orë para se ta shërbeni.

femra-moderne.com