Djathë, vezë, domate dhe proshutë: kaq ju duhen per te bere nje darke te shpejte, kur nuk keni shume kohe ne dispozicion.
Kur koha është e shkurtër, gatimi shpesh duhet të jetë një punë e shpejtë, gjë që çon edhe në porositjen e gjërave të shtrenjta. Me kete recere mund të kurseni kohë dhe para.
Përgatitja: 5 minuta
Pjekja: rreth 10 minuta
Për racion: 440 kalori; 34 g yndyrna (14 g prej të cilave janë të ngopura); 4 g
karbohidrate.
Përbërësit për 4 persona: 175 g proshutë e tymosur pa lëkurë; një shuk i madh gjalpi; 2 thelpinj hudhre, të shtypur; rreth 12 domate të prera në thela; 8 vezë mesatare, rrahur me 3 lugë gjelle, kripë e piper; 150 g djathë i butë dhie.
Menyra e gatimit:
- Piqeni proshutën në furrë derisa të thekërohet (lëreni furrën ndezur). Ndërkohë, shkrini gjalpin në një tavë furre, shtoni hudhrën dhe kaurdiseni derisa të kuqëlohet për 1-2 minuta. Shtoni copat e domateve. Përziejini në zjarr edhe për 1 minutë.
- Shpërndajeni përgatitjen nëpër tavë dhe shtoni vezët e rrahura. Rrotullojeni tavën në mënyrë që ta përhapni omëletën gjithandej, pastaj lëreni omëletën të skuqet për 2-3 minuta.
- Thërmojeni djathin mbi omëletë dhe futeni tavën në furrë për rreth 1 minutë ose derisa vezët të piqen dhe djathi të shkrijë. Copëtoni proshutë sipër omëletës. Shërbejeni menjëherë.
- Këshilla: Për variantin vegjetarian, kaurdisni 200 g kërpudha me 1 lugë vaj ulliri dhe shpërndajini mbi omëletë në vend të proshutës.