Opera Mbretërore e Londrës do të realizojë një film për sopranon shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho.
Në faqen zyrtare në facebook, Royal Opera House njofton se ky film do të jetë i zhanrit dokumentar dhe xhirimet do të nisin këtë javë. Në këtë dokumentar do të paraqitet rrugëtimi i Ermonelës drejt operave, për sfidat në skenat e mëdha botërore, duke përfshirë edhe atë të Londrës.
Disa nga pikat ku do mbeshtetet dokumentari jane bazuar ne keto pyetje:
Si je bere nje kengetare opere?
Pse grate e shfaqjet operistike duhet gjithmone te vdesin?
Si eshte te kendosh ne skenen e Royal Opera House?
Nderkohe qe ne faqen e Facebook, Royal Opera House ftojne te gjithe ata qe duan t’i bejne ndonje pyetje te vecante sopranos Ermonela Jaho, ajo do jete e gatshme t’i jape pergjigjet. “Ne do te zgjedhim pyetjet me te pershtatshme per filmin” – thone zedhenesit e Royal Opera House.
Në këtë dokumentar do të përfshihen edhe emocionet e yllit botëror të muzikës operistike.