Mbremja e çmimeve Oscar te ketij viti nuk do te harrohet lehte. Incidenti kur u ngaterrua filmi fitues pa dyshim qe eshte nje nga momentet me te paharrueshme te historise se Oscar-ve. Filmi La La Land u shpall fillimisht Filmi me i Mire, nderkohe qe Moonlight ishte ai qe kishte fituar ne te vertete.
Me ne fund organizatoret japin shpjegimin e tyre.
PricewaterhouseCoopers, kompania qe prej disa vitesh merret me nominimet dhe zarfet e fituesve te Oscar-ve, sqaroi incidentin nepermjet nje deklarate. Sipas tyre, behet fjale per nje “gabim njerezor” dhe per shkak te… pirgjeve te letrave.
Duke qene se zarfet jane identike, kur Brian Cullinan shkoi te merrte zarfin e “Filmit me te Mire” ka marre gabimisht zarfin e “Aktores me te Mire” dhe ja ka dorezuar aktorit Warren Beatty, i cili doli ne skene per te shpalur fituesin. Pasi eshte hutuar kur ka lexuar emrin e aktores Emma Stone, Beatty ja ka drejtuar letren koleges Faye Dunaway, e cila tha emrin e filmit “La La Land”, pa patur mundesi te kuptonte gabimin ne kohe. Dhe ajo qe ndodhi me pas dihet…
“Ne beme nje gabim, por me pas e korrigjuam menjehere” – tha Tim Ryan, kryetar dhe partner i PwC. Ai tha se Cullinan “ndihet tmerresisht keq. Eshte shume i merzitur per gabimin. Por ky eshte gjithashtu gabimi im, i te gjithe neve dhe ne ndihemi shume keq per kete.”