Depistimi quhet ndryshe identifikimi i semundjeve apo defekteve ne individe, nepermjet aplikimit te testeve, ekzaminimeve apo procedurave te tjera te cilat mund te aplikohen ne menyre te shpejte.
Orida Qeva, teknike radiologe prane Spitalit Amavita, tregon se c’eshte depistimi dhe pse eshte kaq i rendesishem ne luften kunder semundjeve, mbi te gjitha te kancerit te gjirit.
Qellimi i depistimit
“Qellimi i depistimit eshte te kapi semundjen para shfaqjes se simptomave klinike dhe paraqitjes se pacientit per ndihme mjekesore. Pra ne rastin e depistimit inisiativa i ngelet kryesisht mjekut dhe jo pacientit. Edhe ne rastin e depistimit “oportunist” kemi te bejme me aplikimin e testeve apo procedurave ekzaminuese, gjate nje konsultimi te nje pacienti i cili ka ardhur tek mjeku per nje arsye tjeter nga ajo per te cilen zbatohet testi depistues.
Termi kapje e hereshme mund te perdoret ndonjehere si sinonim i depistimit, por pergjithesisht nenkupton nje teresi praktikash me pak specifike dhe me te pergjitheshme qe synojne te rrisin ndergjegjesimin e publikut per problemet shendetsore dhe aksesin ndaj sherbimeve shendetesore per te pakesuar diagnozat e vonuara dhe me pasoja per trajtimin dhe jeten.
Perse kryhet depistimi
Nje aksiome e shendetit publik thote se parandalimi primar i semundjes eshte menyra me e mire. Nese jo te gjitha rastet e semundjes mund te parandalohen, strategjia e dyte me mire ngelet kapja sa me heret e rasteve asimptomatike te semundjes, me qellim parandalimin dytesor. Qellimi i final i aplikimit te depistimit ne popullate eshte parandalimi i semundjes.
Depistimi i kancerit te gjirit
Vetëkontrolli/vetekzaminimi i gjirit eshte nje procedure e lehte e cila bëhet nëpërmjet prekjes me duar për të vërejtur nëse ka ndonjë ndryshim të pazakontë në të. Është një veprim shumë i thjeshtë që çdo femër mund ta bëjë pa shumë mundim; lehtë, me lëvizje rrotulluese me dorë, kontrollohen me rradhë gjinjtë.
Mjaft raste të kancerit të gjirit janë zbuluar nga vetë gratë, të cilat nëpërmjet prekjes së gjirit kanë vërejtur ndryshime të cilat i kanë detyruar të shkojnë te mjeku.
Vetëkontrolli i gjirit ka rëndësinë e vet, gjithmonë nëse realizohet në mënyrë korrekte. Prandaj është e këshillueshmë që vetekzaminimi i gjirit fillimisht të mësohet nga personeli shëndetësor i trajnuar.
- Vetëkontrolli i gjirit rekomandohet të bëhet 1 herë në muaj duke filluar nga mosha 20 vjeç.
- Periudha më e përshtatshme për një femër për të ekzaminuar gjinjtë e saj do të ishte 3-4 ditë mbas kalimit të menstruacioneve, pasi gjatë kësaj periudhe gjinjtë janë të dhimbshëm, të tendosur, dhe mund t’i ngatërrojnë.
- Një femër duhet ta kthejë në zakon kontrollin mujor të gjirit. Duke i kontrolluar gjinjtë rregullisht, një femër mëson sesi është pamja normale e tyre duke u bërë familjare me to. Kështu, ajo mund të vërejë menjëherë ndonjë gjë të pazakontë në gji dhe të shkojë te mjeku.
- Por jo të gjitha gjëndrat që mund të dalin në gji janë kancer. Megjithatë, një femër duhet të drejtohet sa më shpejt te mjeku nëse vë re ndonjë ndryshim jonormal në gjinj. Vetëm mjeku mund të bëjë dallimin.
Një femër duhet të shkojë menjëherë te mjeku nëse vë re shenja jonormale si: zmadhim apo forcim të gjirit të pazakontë, gjëndra apo mavijosje në gji, rrudhosje apo gropëzim të lëkurës së gjirit, njëri gji është më i ulët se tjetri në mënyrë të pazakontë, tërheqje nga brenda e thithave të gjirit ose rrjedhje lëngu apo gjaku prej tyre, si dhe çdo gjë tjetër që nuk duket normale.
Ekzaminime te tjera qe bejne te mundur identifikimin e hereshem te nje anomali ne gjoks jane:
Ekzaminimi klinik i gjirit
Ekzaminim klinik i gjirit është një vizitë e gjirit e kryer nga një personel mjekësor i trajnuar. Ekzaminimi klinik i gjirit mund të kapë disa lloje kanceri të gjirit në stade relativisht të hershme të zhvillimit të tij. Ekzaminim klinik i gjinjve rekomandohet të bëhet 1 herë në vit ose së paku çdo 2 vjet.
Mamografia
Mamografia është një lloj radiografie e gjirit. Mamografia e kap kancerin e gjirit në faza shumë të hershme, atëhere kur ndryshimet nuk mund të shihen me sy apo të preken me dorë, afërsisht rreth 2-3 vjet përpara shfaqjes së shenjave.