Oriz me mish vici
Nese e gatuani me tenxhere presioni, do ta keni gati me shpejt. E thjeshte dhe e shijshme. Pasi ta provoni, do ta keni rregullisht ne tryezen tuaj kete recete.
Perberesit per 4-6 persona:
- 3 luge gjelle miell
- 2 luge caji kripe
- 1⁄2 luge caji piper i zi
- 1⁄2 luge caji spec i kuq pluhur
- 1⁄4 luge caji mustarde pluhur
- 900 gr mish vici i prere ne copa te vogla
- 2 luge gjelle vaj ulliri
- 2 qepe te grira
- 2 thelpinj hudhre te grira
- 300 ml leng mishi
- Oriz i gatuar
Menyra e gatimit:
- Vendosni 5 perberesit e pare ne nje qese, mbylleni qesen dhe perzieni mire me njeri-tjetrin. Shtoni edhe copat e mishit ne qese dhe vazhdoni t’i perzieni mire e mire.
- Ne nje tenxhere me presion shtoni mishin dhe kaurdiseni me vajin e ullirit ne temperature mesatare.
- Pasi mishi te marre ngjyre kafe, shtoni qepet dhe hudhren dhe vazhdoni t’i perzieni derisa qepa te zbutet. Me pas shtoni lengun e mishit dhe perziejeni.
- Vendosini kapakun dhe lereni te zieje ne presion me nxehtesi mesatare per 25 minuta. Hiqeni nga zjarri dhe kur te jete ulur nxehtesia, hiqeni kapakun. Vazhdoni ta gatuani pa kapak deri sa te marre trashesine e duhur.
- Sherbejeni mbi orizin e gatuar thjesht.
- Per ta shijuar edhe me shume kete recete, mund ta shoqeroni me nje Coca-Cola te ftohte akull!
Shenim: Nese keni deshire, mund ta pasuroni receten duke i shtuar perime te fresketa si karota, kerpudha dhe mashurka.