Paga e ulët, më vdekjeprurëse se alkooli apo mbipesha

Profesioni me të ardhura të ulëta është më vdekjeprurës se të qenët mbipeshë ose nëse konsumoni alkool, ka zbuluar një studim i ri.

Ekspertët paralajmërojnë që paga e ulët duhet të konsiderohet nga mjekët si një nga faktorët rrezikues kryesor për vdekjet e parakohshme.

Mungesa e parave është po aq e rrezikshme sa jeta sedentare, e cila bën që njerëzit të vdesin 2.4 vjet më të rinj. Ajo është edhe më vdekjeprurëse se të qenët mbipeshë dhe konsumimi i alkoolit në mënyrë të tepruar, të cilat shkurtojnë jetëgjatësinë me 0.7 dhe 0.5 vjet, përkatësisht.

Hulumtuesit shkencorë monitoruan më shumë se 1.7 milionë të rritur nga 7 shtete të ndryshme, përfshirë edhe Britaninë.

Hulumtuesit shkencorë kanë zbuluar se përballja me varfërinë, ndërkohë që bën një punë të lodhshme, shkurton jetëgjatësinë me 2.1 vjet.

Duhanpirja është më vdekjeprurëse, pasi shkurton jetëgjatësinë mesatarisht 4.8 vjet.

Drejtuesja e kërkimit shkencor, dr. Silvia Stringhini, nga Universiteti Spitalor Lausanne në Zvicër, thotë se qeveria nuk duhet ta përjashtojë nga politikat shëndetësore statusin socio-ekonomik të një personi, duke parë edhe ndikimin e madh që luan ai në shëndet.

Studimi i publikuar tek revista shëndetësore “The Lancet”është i pari që krahasuar ndikimin e varfërisë me rreziqe të tjera shëndetësore, si pasiviteti, diabeti, tensioni i lartë i gjakut dhe konsumimi i alkoolit.

Studimi zbuloi se 4 në 10 meshkuj dhe mbi ¼ e femrave kanë të ardhura të ulëta, dhe futen tek kategoria socio-ekonomike e ulët.

femra-moderne.com