Palma Yucca, nje peme per brenda shtepise

Palma Yucca eshte nje bime qe nuk duhet te mungoje ne asnje shtepi.

Te afron me shume me natyren, me ngjyren e bukur jeshile, por edhe te pastron ajrin e shtepise: kjo bime i ka te gjitha.

Ne jemi adhurues absolute te kesaj bime ekzotike per shkak te ndjesise tropikale qe dhuron ne cdo ambjent ku vendoset. Palma Yucca mund te arrije nje madhesi deri mbi 5 metra, nese i jepet nje dhome aq e larte qe i lejon te rritet. Pervec kesaj, eshte shume e lehte qe te shtohet. Mund t’i prisni deget e reja dhe t’i fusni ne vazo te tjera, per te patur me shume te tilla ne shtepine tuaj, por edhe per t’ja bere dhurate dikujt.

Kjo lloj bime eshte shume e fuqishme dhe mirembajtja nuk kerkon shume, vetem ujitje te rregullta, fertilizim dhe sigurisht drite dielli.

Eshte ideale ta vendosni kete bime prane dritareve, pasi ka nevoje per driten e diellit. Nese palma Yucca merr driten e nevojshme, ajo do i dhuroje pasterti dhomes tuaj te gjumit per nje kohe te gjate.

PFLANZENFREUDE.DE

Mbani parasysh qe kjo bime, ka nevoje per hapesire te madhe, per shkak se gjethet e saj si shpate mund t’ju lendojne.

Ju mund te zgjidhni cdo lloj palme, por jo shume te madhe, per brenda shtepise. Vetem mbani parasysh qe ta vendosni ne nje vend me shume drite. Lexoni edhe: Palmat per dekorimin e oborrit.

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search