Palmat per dekorimin e oborrit, per t’u ndjere si ne tropik
Të vetmuara ose në grupe, palmat evokojnë ëndrrat e parajsës. Përfaqësuese antike të botës bimore janë gjithnjë aktuale. Në kopshtet e vogla dhe në të mëdhatë.
E parë nga poshtë
Gjethet e palmave tregojnë gjithë hijeshinë e tyre. Në agim dhe në perëndim kur dielli është rrezatues, në lëndinë duken hijet e holla të gjetheve. Një efekt special fitohet natën, duke ndriçuar palmat nga poshtë. Në verë, lulësitë si fishekzjarre, e zbukurojmë më tepër palmën. Në vjeshtë, lulet ndiqen nga frutat e rrumbullakta.
Kur mbillni palmat, kini kujdes t’i mbillni në njëfarë distance nga banesat sepse gjethet e tyre mund të shkojnë deri 2 m gjatësi.
1. Si një tutor
Trungjet e palmave mund të përdoren si mbështetje për rritjen e bimëve të tjera. Janë perfekte për trëndafilat kacavjerrës. Ato mbillen gati gjysmë metër larg nga palma dhe vetëm për vitet e para është e nevojshme t’i orientoni kërcejt e tyre nga ana që rreh dielli.
Në bazën e palmave mund të mbillen lule impatiens.
2. Gjeometria
Me prejardhje nga Kina dhe Japonia, cicas është tipike e kopshteve bregdetare me klimë të butë. I ngjan një palme, por nga pikëvështrimi botanik është një cicadea, pra i përket një grupi bimor shumë antik që daton që në kohën e dinosaurëve. Shumë më e ulët se një palmë, është një bimë shumë tërheqëse dhe me kërkesa të pakta. Pas artisjes, nga pranvera gjer në mes të verës, rritet shpejt duke dhënë shumë gjethe që kanë nevojë vetëm për pak ujë.
Ekzemplarët e rritur (20 vjeçarë) prodhojnë masa bimore anësore, çdonjëra prej tyre ka një masë gjethesh duke e bërë bimën shumë tërheqëse.
3. Elegante
Palma e Kilit me prejardhje nga bregdeti i Paqësorit rritet mirë në zonat tona. Aspekti i gjethësisë bëhet më elegant në periudhën e verës kur çelin lulet. Në ekzemplarët e rritur, gjethet janë më shumë se 2 m të gjata dhe bien butësisht poshtë. Lulësitë janë formuar nga lule të verdha të zbehta që në vjeshtë kthehen në fruta të arta, të mëdha sa një zerdeli.
Për të vlerësuar bukurinë, mbille palmën në qendër të kopshtit. Në veri kultivoje në vazo që të mund ta marrësh në shtëpi gjatë dimrit.
4. Dekorative
Shumë palma me prejardhje mesdhetare, arrijnë të frutifikojnë në klimat tona. Mes këtyre është palma e kanarieve që nga mesi i verës deri në fillim të dimrit, çel fryte ngjyrë ari. Në kopshtet tona, frytet, nuk arrijnë të mbushen me tul dhe të bëhen të ngrënshme si në zonën e origjinës, por shërbejnë vetëm si zbukurim.
Këto palma artisen lehtë edhe të rritura dhe janë një zgjidhje shumë e mirë kur dëshiron të krijosh një efekt tropikal në pak javë.