Pantone: Ngjyra e vitit 2016 eshte roza kuarc

Pantone, ndermarrja amerikane e specializuar ne katalogimin e ngjyrave dhe teknologjive grafike, ka perzgjedhur rozen kuarc si ngjyren e vitit 2016. 

Veshje, aksesore, thonj, mobilim & arredim shtepie: roze kuarc dhe serenity blu do jene dy ngjyrat dominuese te ketij viti. Prandaj, filloni e germoni ne garderoben tuaj per te gjetur rroba dhe aksesore te ketyre tonaliteteve dhe vendosini ne rradhe te pare, e nese ju mungojne, mendoni te shkoni per shopping kete fundjave.

Cdo vit Pantone stilon nje klasifikim me 10 ngjyrat qe perbejne me shume tendence dhe qe do jene dominuese ne boten e modes dhe dizajnit dhe me sa duket, 2016-a do jete viti i ngjyrave te lehta dhe relaksuese.

Rezultate imazhesh për pantone 2016 rose quartz

Delikat dhe elegant, jo shume larg nga roza pastel por shume me guximtar, roza kuarz ka fuqine te ndricoje cdo look. E kemi pare neper pasarela, nga Marni tek Carolina Herrera, e me pas tek Emporio Armani.

Mund ta zgjidhni si ngjyren e veshjeve te perditshme, xhaketa sportive dhe funde per ne zyre, ose per ne mbremje si ne veshje edhe aksesore. Pervec te gjithave, roza kuarc eshte shume e lehte per t’u kombinuar me te gjitha, si me xhinse, ashtu edhe me ngjyra ekstreme si e zeza dhe bluja.

femra-moderne.com