Ne u munduam te pergatisim nje liste me parfumet me te mira qe mund te perdorni kete pranvere, e cila duket se po vjen me shpejt se sa e mendonim. Jane te gjitha aroma te fresketa, aromatike, lehtesisht te embla, qe ngjajne me nje buqete lulesh te fresketa, gati te gjitha aroma te krijuara per kete pranvere.
Elie Saab Le Parfum Rose Couture – Trëndafili është stari i kësaj arome – edhe pse era e tij është pak “e vjetër” dhe e rëndë, peonia e lehtëson aromën, por pa ja shuar plotësisht.
Chanel Gardenia – Gardenia është një klasike gati 100 vjeçare. Ndonjëherë është aromë shumë e fortë, por në këtë rast është si një petal i butë: shumë shik dhe femëror.
Guerlain Aqua Allegoria Flora Rosa – fruta pylli të kuqe dhe një myshk i lehtë e bëjnë këtë aromë shumë delikate dhe vajzërore. Të gjitha aromat e ndryshme të koleksionit Aqua Allegoria janë secila një aromë fantastike pranverore. Janë të thjeshta, të freskëta, cilësore dhe me pamje të bukur.
Dolce & Gabbana Rosa Excelsa eau de parfum. Një aromë ndryshe e trëndafilit, me një kthesë moderne dhënë nga gjethet e nerolit, lules së papajës, zambakut të bardhë të ujit dhe lule narcizit të bardhë. Notat e ngrohta të myshkut dhe drurit të sandalit krijojnë një rrënjë sensuale për këtë erë të fuqishme dhe prapëseprapë disi të pafajshëm.
Marc Jacobs Daisy Dream Blush eau de toilette. Të jep ndjesinë e ajrit, shëndetit she energjisë, është aromë perfekte për kohën e pranverës. Lule të freskëta, gjethe manushaqesh, zambak uji dhe bergamot, përzierë me aromën e ngrohtë të zambakut të luginave, trëndafilit dhe fresias, me një bazë të qartë të myshkut dhe barit aromatic vetiver. Lancohet më 24 shkurt.
Chloé Love Story Eau de Toilette. eshtë një histori e re dashurie, joshje e pastër. Parfumi çelet me aromën e lules së portokallit, i freskët dhe në lulëzim, që shkon më së miri me aromën e vesës. Ndjek aroma e purqarkut dhe në fund lulja e qershisë zbulon finesën e saj, duke çliruar në ajër ndjesinë e gëzimit dhe lumturisë.
Narciso Poudrée nga Narciso Rodriguez. Është një parfum me aromë myshku, i cili është lancuar këtë vit për herë të parë. Aromat e këtij arfumi përziehen mes jaseminit të bardhë dhe trëndafilit bullgar, me myshkun. Ndërsa si aromë qëndrore këmi një përzierje të aromës së vetiverit, kedrit të bardhë dhe të zi.
Bvlgari Goldea. Një parfum i frymëzuar nga floriri dhe drita. Përbëhet nga aromat e luleve orientale dhe myshku. Në fillim shfaqen notat e myshkut të kristaltë, luleve të portokallit, mjedrës dhe bergamotit. Në zemër ka aromën e myshkut, ylang-ylang dhe jaseminit. Baza përmban nota të buta të myshkut, amberit, patchouli (mente aziatike me aromë të fortë) dhe papirusit egjiptian.
Cartier Oud Radieux. Është një nga aromat e fundit të lancuara nga Cartier për serinë e parfumeve Les Heures Voyageuses (Oud & Oud, Oud & Rose, Oud & Musc). Aroma ka një freski të papritur, përmban xhenxhefil, piper Sichuan, vaj esecnial te drurit te agarit. Cartier Les Heures Voyageuses Oud Radieux gjendet në shishe 75 ml dhe kushton rreth 350 Euro.
Euedemoiselle de Givenchy. Është vendosur në mes të tradicionles dhe modernes dhe është ideale për femra të reja dhe bashkëkohore. Është i përbërë nga mandarina, limoni mesdhetar, shiso (borziloku japonez), trëndafili, ylang ylang, myshku, fara amberi dhe tonka. Krijuesi i parfumit Francois Demachy, e ka përshkruar si “trëndafil imagjinar në vesën e mëngjesit”.
Se shpejti do ju pergatisim edhe nje liste me parfumet me te mira te veres se ketij viti. Na lexoni! femra-moderne.com