Pastroni çantën tuaj të bukurisë

Çanta ku mbani produktet e bukurisë nuk ju mbyllet asnjëherë? Dhe asnjëherë nuk gjeni atë që ju duhet? Ka ardhur koha të ekzaminoni përmbajtjen dhe ta pastroni. Për çdo produkt, përgjigjuni këtyre pyetjeve: A e përdor? Kam nevojë? A më pëlqen? Filloni seleksionimin…

Eliminoni

> Rregulli i parë është: hidhni të gjitha produktet që nuk mbanit mend të kishit. Nëse i keni harruar, një arsye duhet të ketë. Dhe nëse doni që çanta juaj e bukurisë të jetë në rregull, hidhni produktet e mbetura, të thyera ose që rrjedhin.
> Vazhdoni me produktet me “rrezik të lartë”. Domethënë ato që mund të hapen aksidentalisht me rezultate katastrofike, si pudër pluhur, xixa.
> Hiqni edhe krempudrat që nuk janë të përshtatshme me ngjyrën tuaj të lëkurës: ju mjafton një. Ato që e kanë lëkurën ngjyrë të çelët duhet të ruajnë krempudrën e artë. Ato që e kanë zeshkane kanë nevojë për një nuancë portokalli, që t’i ndriçojë. Ato që e kanë lëkurën ngjyrë të trëndafiltë duhet të përdorin një tonalitet të verdhë, për të njëjtësuar ngjyrën.

Ruani

>Jo të gjitha produktet meritojnë të hyjnë në çantën tuaj të tualetit. Ruani vetëm ato që janë të koordinuara me njëra-tjetrën.
> Përveç krempudrës duhet një pudër kompakte, një fard dhe një pudër e errët, një rimel dhe një laps bezhë për të zmadhuar sytë, vijëzuar buzët dhe për të korrigjuar defektet e vogla.
> Me këtë bazë, që ju lejon të realizoni çfarëdolloj grimi, shtoni hijezuesin, buzëkuqin dhe shkëlqyesin e buzëve. Por mos mbani shumë ngjyra. Tonet opake kombinojini me nuancat me xixa: duke i përzier do të krijoni ngjyrime të reja.

Pastroni

> Një herë në dy ose tre javë pastroni furçat, aplikuesit dhe penelët e vegjël të toneve. Furçat lahen me ujë të vakët dhe pak shampo.
> Pasi t’i keni shpëlarë mirë, lërini të thahen me kokën e drejtuar lart, në mënyrë që t’i lejoni ajrit të qarkullojë midis qimeve.
> Edhe aplikuesi i krempudrës dhe penelët e sfungjerit lahen në të njëjtën mënyrë.
> Dhe është një rregull i mirë që të gjithë kapakët e kozmetikëve t’i fshini me një pecetë të dezinfektuar.

Racionalizoni

Për të fituar hapësirë, përdorni kampionët që ju japin në parfumeri. Ose bëni që një produkt të ketë më shumë se një funksion. Fardi mund të përdoret si hijezues dhe madje edhe si buzëkuq. Në buzë, ngjyra ndizet me pak shkëlqyes.
> Rimeli mund të bëhet një penel: mjafton të vendosni pak në shpinën e dorës dhe ta aplikoni me një penel të njomur me tonik.
> Lapsi i buzëve me tone të forta është i mirë edhe për të bërë vizën mbi sytë.

Ja tre ide për të mos hedhur të preferuarit tuaj: 

Rimeli i thatë “rigjallërohet” me dy pika ujë trëndafilash.
> Kur krempudra bëhet e butë si brumë, kthehet e lëngshme me pak krem hidratues, që hidhet direkt në shishe.
> Nëse hijezuesi ka ndryshuar ngjyrë, kruani sipërfaqen me pjesën e ashpër të limës së thonjve.

Zgjidhni canten tuaj te produkteve te bukurise

Zgjidhni mes nje shumellojshmerie cantash per produktet e bukurise duke klikuar ketu.

Travel Makeup Train Case Makeup Cosmetic Case Organizer Portable Artist Storage Bag 10.3'' with Adjustable Dividers for Cosmetics Makeup Brushes Toiletry Jewelry Digital accessories Black

Kjo kuti per mbajtjen e produkteve te bukurise eshte e nje cilesie te larte me material te forte dhe me hapesire te bollshme. Mund ta porositni duke klikuar ketu.

MKPCW Portable Travel Makeup Cosmetic Bags Organizer Multifunction Case Toiletry Bags for Women

Me nje dizajn te kendshem, ky set me 3 kuti tualeti multifunksionale behet e juaja per vetem $9.99. Porositeni ketu.

Unicorn Makeup Bag,Deanfun 3pcs/set Super Funny 3D Printing women cosmetic bag Multifuncition Pencil Holder (HZBTZ4)

Me cmim fantastik dhe me hapesire te bollshme per produktet e perditshme te bukurise, kjo kulete makijazhi nuk duhet humbur. Mund ta beni tuajen duke klikuar ketu. Cmimi: $2.99

Sept Miracle Women Large Capacity Cosmetic Bag PU Make up Bag for Traveling (Green)

recursing-snyder.88-198-36-142.plesk.page

Start typing and press Enter to search