Patate furre me ullinj dhe koper

Shume aromatike, e pasur me salce domatesh, keto patate furre jane ideale per te shoqeruar mishin e pjekur. Shoqeruar thjesht me nje fete buke, ato jane nje pjate e plote me vete.

 

Perberesit:

  • 1,5 kg patate te pastruara te prera
  • 2 qepe mesatare
  • 6-7 qepe te njoma
  • 1 filxhan caji ullinj te kuq pa berthame
  • vaj ulliri
  • 500 gr domate te grira te konserves
  • 1/2 l. supe pelte domate
  • 200 ml uje
  • 1 tufe koper e prere, pa kercijt e trashe
  • kripe e piper

Menyra e gatimit:

  • Vini ne tenxhere pak uje te zjeje dhe hidhni ullinjte per 2-3 minuta. I kulloni dhe i lini menjane.
  • Ngrohni furren ne 180 grade.
  • Ne nje tenxhere nxehni vajin dhe skuqni qepen e thate dhe pjesen e bardhe te qepeve te njoma te prera ne feta. I lini 2-3 minuta sa te zbuten.
  • Hidhni domatet, ujin dhe pjesen jeshile te qepeve te njoma. Gjithashtu pelte domatesh, kripen dhe piperin.
  • I zjeni derisa te lidhet lehte salca dhe pastaj shtoni patatet. Hidhni uje ,aq sa te mbulohen, kripe dhe pper.
  • I lini te marrin nje vale.
  • Kete mase e zbrazni ne tave dhe i piqni 30 minuta.
  • Shtoni ullinjte dhe kopren. Pasi t’i keni perzjere me kujdes, i fusni ne furre edhe 10 minuta te tjera.
  • Lereni taven te ftohet pak, para se ta servirni.

Burimi: http://www.syntagesmekefi.gr