Keto patate furre te mbushura me veze jane nga ai lloj gatimi qe nuk mund t’i thuash jo.
Te shijshme dhe te shendetshme, por edhe shume te thjeshta per t’u gatuar. Sa here keni menduar per ndonje recete ndryshe, por me perberes te thjeshte? Epo kjo recete eshte njera nga ato. Mund te gatuash nje vakt me perberes qe gjenden lehte ne cdo shtepi. Patate, veze, djathe, qepe.
Perberesit per 4 racione
- 2 patate mesatare/te medha
- 1 qepe mesatare e grire
- 4veze te vogla
- 3 ose 4 thelpinj hudhre te grira imet
- 100 g djathe i grire
- 2 luge gjelle vaj ulliri (ose 1 luge gjalpe)
- Bishta qepe te njoma te prera
- Kripe e piper
Menyra e pergatitjes
- Parangrohni furren ne 200°C. Lajini mire patatet e paqeruara duke i ferkuar me sfungjer. Thajini dhe shpojini me pirun disa here ne te gjitha anet. Futini ne furre ne grill per 30-40 minuta derisa te zbuten.
- Ne nje tigan te madh ngrohni vajin ne nxehtesi mesatare. Kaurdisni qepen dhe hudhren per 5 minuta, derisa te zbuten.
- Kur patatet te jene ftohur pak, pritini pergjysme per nga gjatesia. Hiqni me ndihmen e nje luge pjesen e brenshme te patates. Kujdesuni qe te leni te pakten 1 cm patate.
- Pjesen qe hoqet nga patatja shtojeni tek qepa dhe hudhra. Shtoni djathin e grire, kripe e piper dhe perziejini mire se bashku.
- Merrni nje tave dhe vendosini 4 gjysmat e patateve mbi nje leter gatimi. Brenda patateve shtoni perzierjen e pergatitur. Shtypini me kurrizin e nje luge qe te formoni nje gropez per te hedhur vezen. Shtoni bishtat e qepes se njome te grire dhe me pas hidhni nga nje veze ne cdo gjysme patateje.
- Piqini ne furre per 10-15 minuta ne 200°C derisa te mpikset veza. Keshillohet qe e verdha te mos mpikset shume, por te jete e lengshme. Ju befte mire.
Keshille: Nese deshironi mund te gatuani ne te njejten menyre edhe patatet e embla.