Kur t’i provoni keto patate te pjekura ne furre (sipas menyres qe do ju tregojme me poshte) me siguri qe nuk do keni te ngopur. Aq te mira jane. Mund te shoqeroni mishin ose peshkun, por do ishte nje vakt i persosur edhe nese shoqeroheni bashke me nje sallate. Shija e tyre do të jetë e mrekullueshme falë butësisë nga brenda dhe pak krokante nga jashtë.
Perberesit për 4-5 persona:
- 1 kg patate
- Kripë
- 2-3 lugë gjelle vaj ulliri
- Ereza sipas dëshirës
Përgatitja:
- Parangrohni furren ne 220°C.
- Vendosni një tenxhere me ujë në zjarr dhe lëreni derisa uji të nis të vlojë.
- Qeroni dhe prisni patatet ne feta te trasha dhe me pas shtojini ne ujin e vluar dhe lerini te ziejne per 5-7 minuta.
- Kullojini dhe menjehere kalojini patatet në një enë me ujë të ftohtë në mënyrë që të ndërpritet procesi i zierjes.
- Kullojini perseri. Shtoni kripe, piper, rozmarine (ose rigon), piper i kuq jo-djeges dhe perziejini me duar qe te perhapen erezat gjithandej.
- Taven shtrojeni me leter furre dhe me pas vendosni siper patatet.
- Spërkatini me vaj ulliri (nese doni mund te shtoni edhe 2 luge gjalpe të shkrirë dhe përzjeini me njera-tjetrën).
- Lërini të piqen për 20-30 minuta (ne varesi te furres) derisa të marrin pak ngjyrë të kuqërremtë në sipërfaqe.
- Konsumojini të ngrohta dhe mund t’i shoqëroni me gatime apo mishra të ndryshëm.