Patatet janë një minierë e vërtetë lëndësh ushqyese, kur janë të gatuara në mënyrën e duhur. Më poshtë do të listojmë disa nga përfitimet shëndetësore të patateve
1. Tensioni i gjakut
Një patate e pjekur përmban dy herë më shumë kalium se banania, që është rreth 20% të këtij minerali. Por kini kujdes se si i gatuani, sepse nëse i vloni humbin deri në 75% të kaliumit. Mënyra më e mirë është t’i piqni me gjithë lëkurë.
2. Shëndeti i kockave
Fosfori, hekuri, magnezi, kalciumi dhe zinku që janë të pranishme në patate kontribuojnë në mirëmbajtjen dhe ndërtimin e strukturës së kockave. Gjithashtu, zinku dhe hekuri luajnë rol vendimtar në maturimin dhe prodhimin e kolagjenit.
3. Parandalimi i kancerit
Disa lloje patatesh, veçanërisht ato të kuqet, përmbajnë nivele të larta të antioksidantëve të flavonoideve dhe vitaminës A, duke përfshirë karotenët dhe zeaksantinën. Këto mund të ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nga shumë lloje të kancerit.
4. Shëndeti i zemrës
Kaliumi i patates, fibrat, vitamina B6 dhe vitamina C, të gjitha promovojnë shëndetin e zemrës. Patatet përmbajnë sasi të konsiderueshme të fibrave, të cilat ndihmojnë në uljen e kolesterolit në gjak, duke ulur kështu rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
5. Ulja e inflamacionit
Patatet janë shumë të efektshme në reduktimin e inflamacionit, të jashtëm dhe të brendshëm. Lëndët e saj ushqyese ndihmojnë në riparimin e indeve të sistemit të tretjes dhe zorrëve.
6. Shëndeti i lëkurës
Vitamina C si dhe kompleksi i vitaminave B, minerale të tilla si magnez, kalium, zink dhe fosfor, mund të bëjnë mrekulli për lëkurën. Përveç konsumit, patatja mund të përdoret dhe në mënyrë topike, duke e përfshirë në maska të ndryshme per heqjen e pucrrave, njollave dhe per shkelqim te fytyres. Lexoni ketu disa maska bukurie me patate.