Neglizhimi gjate detyres tone si prinder, është nje forme keqtrajtimi ndaj femijeve.
Sipas fjaleve te mjekes pediatre Lira Gjika, cdo prind duhet te krijoje nje vetedije te plote per statusin e tij si prind dhe te kuptoje qe perkushtimi dhe te qenit i vetedijshem hap pas hapi qe kane rendesi ne rritjen dhe edukimin e femijeve. Ja cfare shkruan dr. Gjika ne nje status ne profilin e saj te Facebook:
“Neglizhimi është dhe bëhet formë të sjelluri dhe komunikimi: si flasim, si e përdorim zërin, përzgjedhjen e fjalëve, a gjejmë kohën e duhur, si prekim, me butësi apo pa vëmëndje. Kjo është dhe arsyeja, që njeriu nuk e kupton, që po e kryen.
Shpesh njeriu është i pavetëdijshëm, që po neglizhon. Njeriu fillon të neglizhojë me veten dhe më pas me këdo. Problemi qëndron: kur i rrituri ka në përgjegjësi të tij fëmijë, që duhet t’i ndihmojë të rriten. Këtu fillon dhe qarku vicioz.
Njeriu kur bëhet prind përpiqet të dijë sa më shumë, që të bëjë më të mirën për fëmijën, dhe këtë gjë e dëshiron me gjithë shpirt. Por të dish, është vetëm një gjë në edukim. Ajo, që luan rolin kyç në këtë proces, që shmang neglizhimin dhe vë në veprim ato që njeriu di është Vetëdija. Sa i vetëdijshëm është njeriu për misionin, që i ngarkoi vetes duke u bërë prind?
Të gjithë mekanizmat, që influencojnë në realizimin e edukimit, janë të lidhur direkt me vetëdijen. Vullneti, durimi, forca për të përballuar veten, padurimin, lodhjen dhe mbi të gjitha, përballimi e përtesës e mërzisë, që janë bashkëudhëtare dhe “parazitet” më të këqia të njeriut. Mbas gjithë këtyre “përballimeve”, të bësh jo atë, që di si të mirë, por atë, që duhet.
Kjo punë nuk është aspak e thjeshtë, sidomos në një shoqëri si e jona, ku individi reagon më shumë në mënyrë impulsive, pa e menduar veprimin. Dhe kështu dashur padashur, nuk arrin të zgjedhe veprimin apo fjalën.
Neglizhimi, në përgjithësi, ndodh padashje, ndodh nga lodhja, nga padurimi. Neglizhimi është quajtur “ kanceri i shpirtit”.