Për herë të parë në kopertinën e Playboy, një femër e mbuluar me hijab (FOTO)

Noor Tagouri është e para femër me hijab që do të jetë në kopertinen e revistës “Playboy” në 63 vite histori.

Gazetarja myslimane e cila është edhe e mbuluar me hijab ka shkruar gjithashtu një artikull qe flet per  “femrat dhe meshkujtë që thyejnë tabutë”, shkrim që do mund ta lexojmë në numrin e muajit tetor të revistës. “Noor Tagouri që do të jetë në numrin e këtij muaji, na ka bërë të pyesim veten se pse e kemi pasur aq të vështirë të pranojmë që edhe një femër e veshur mund të jetë e bukur, me stil dhe vërtet tip! Kjo vajzë do ju tregojë që mundet! Ajo do ju tregojë se nuk e pranon ‘JO’-në si përgjigje!” – është shprehur stafi drejtues i revistës.

Numri i Tetorit i revistes Playboy, botimi i Shteteve te Bashkuara, do jete me gazetaren 22 vjecare, te veshur me xhinse, xhakete lekure, atlete Converse sneakers dhe hijab-in e perhershem.

Para disa kohesh revista “Playboy” e ka ndryshuar permbajtjen e saj. Ne faqet e saj  nuk ka më fotografi nudo, por i jane perkushtuar me teper gazetarise profesioniste. Ne kete menyre ata kerkojne arritjen e nje audience te re.

Megjithatë, revista e ka ruajtur pak historinë, duke mbajtur në faqet e saj trajtime ndryshe nga e zakonshmja. Kjo eshte një mënyrë për ta parë realitetin me sy kritik e më shumë se gjithçka të tregojë lirinë që i përket mendjes njerëzore.

femra-moderne.com