Per te shpetuar martesen time, m’u desh te falja

Ai me tha “mirupafshim”, me puthi ne koke dhe u largua me nxitim ne mengjes, per te shkuar ne pune. Une po pergatisja mengjesin per femijet dhe bera sikur nuk e kisha shume mendjen. Por ne fakt po e injoroja me dashje. 

Patem nje grindje naten e meparshme e cila nisi si nje gje e vogel, por perfundoi ne nje grindje te madhe. Isha e nevrikosur me tim shoq, e turperuar nga reagimi im dhe e merzitur per martesen time.

Po afrohej edhe pervjetori yne i 12 dhe kjo me bente te ndihesha edhe me keq. Kishim muaj qe benim plane, por ne ato momente s’doja te dija per asgje, pervecse te shkoja te mbyllesha diku vetem. 

Nuk e di se si arritem ketu. Vetem grindemi dhe bejme fjale per arsye nga me te pavlerat… Me kujtohet viti i pare i marteses, se sa te dashuruar dhe te lumtur ishim… Dhe pyeta veten: Cfare ka ndryshuar?

Burri im nuk është një njeri i përsosur, por ai nuk ka hequr dorë prej meje. Dhe problemi nuk eshte se cfare ka thene apo bere ai, por fakti qe une e kam vendosur qendren tek vetja ime.

A eshte martesa qe une te ndryshoj burrin tim qe te behet ashtu sic e dua une? Jo… Sepse as une nuk do doja qe ai te me ndryshonte mua. Dua te me pranoje sic jam.

Sigurisht qe njerezit ndryshojne me kalimin e kohes, edhe ai do ndryshoje, por kjo s’eshte puna ime. Eshte pune e natyres, e Zotit, e jetes…

Unë e fillova me një këmbë të mbarë këtë martesë. Duke pasur parasysh personalitetin e fortë, unë kam qenë e gatshme për të marrë rolin si ndihmëse per burrin tim, për ta nderuar atë, për ta respektuar atë, per ta dashur me një dashuri të pakushtëzuar. Por vështirësitë që kemi kaluar në jetën tone sebashku, me kanë tronditur mua dhe kane bere qe une te kem frikë për martesën tone.

Frika. Ajo te ndryshon jeten. Kur fillon te  ndjesh friken, te lind deshira për të marrë kontrollin e situates, e cdo gjeje. Kur fillon te  ndjesh friken, fillon te mbrosh veten. Frika te ben te mendosh se mund te mbeshtetesh vetem tek vetja. 

“Pse, nga ai varem une? S’ja lejoj kurre vetes kete gje” – mendoja me vete. Po, e di qe duket qesharake dhe ashtu eshte. Por isha e frikesuar, prandaj mendoja keshtu. Ne fund te fundit burri im eshte thjesht nje qenie njerezore qe ben gabime. Ashtu jam edhe une. Une jam po aq e paperkryer sa ai. Pse duhet ta mendoj veten me lart se ai??

Dhe pikerisht ne caste te tilla dobesie e kuptojme se sa e rendesishme eshte te falesh. Jo ta lesh te shkoje apo te besh sikur s’ka ndodhur gje. Te falesh.

Dhe pikerisht kur pranon te falesh, shpirti fillon te sherohet nga ajo semundje qe dukej sikur po te mposhtte. Stresi, merzia, nervat, jane shkaktare semundjesh, jane semundje. Falja, eshte kura.

Kur vendosa ta fal veten, te fal bashkeshortin tim, atehere frika u largua dhe une fillova te besoj perseri ne dashurine e madhe dhe te paster qe kishim ne fillim.

Në martesë, falja e vërtetë nuk është vetëm të tërheqim mbrapsht atë që është thënë dhe bërë, por duke e kthyer martesen ne gjënë më të shenjtë, në fenë tuaj.

Do kete raste qe mund ta ndjej se burri im nuk e meriton faljen time, as une nuk e meritoj faljen e tij. Por unë kam mësuar se baza e dashurisë sonë nuk duhet të jetë njëri apo tjetrin, por ne, familja jone.

Pasi e kalova te gjithe diten duke menduar per keto, ne mbremje une dhe im shoq u ulem duke folur per problemet tona. Disa gjera i sqaruam, disa ceshtje te tjera duan pak kohe. Ai me kerkoi falje per sjelljet e tij dhe une e fala. Edhe une gjithashtu i kerkova falje. Sepse kur mendoj familjen tone te shenjte, dashurine qe akoma kemi, e ndjej zemren time te shkrihet dhe te jete ne gjendje te fali. Gjithcka per martesen tone.

femra-moderne.com