Si t’i zgjedhim perdet per ambientet e shtepise? Cilat jane perdet qe shkojne me te gjitha ngjyrat e mureve? Nje shtepi me mobilim klasik cfare perdesh kerkon? Po mobilimi modern? A ka ndonje lloj perde qe nuk del asnjehere nga moda, qe na e ben ambientin gjithmone terheqes? Keto (dhe te tjera) mund t’i lexoni me poshte:
- Perdet per shtepine jane kryesoret, pasi konsiderohen si “veshja” e shtepise. Ato i zgjedhim ne varesi te mobilimit, duke marre parasysh edhe stilin e mobilimit, i cili mund te jete modern ose klasik.
- Ato qe shkojne me te gjitha ngjyrat e mureve jane perdet me ngjyre pana, te cilave nuk ju iken moda asnjehere. Copa me ngjyre pana mund te kete lule ose figura te ndryshme, ngjyrat e te cilave kombinohen me kolltuqet dhe me orendite e tjera. Ngjyra pana eshte nje ngjyre universale, e cila shoqeron pa perjashtim te gjitha ngjyrat.
- Shtepia eshte amjenti ku ne duam qetesi dhe relaks dhe nuk duhet renduar. Prandaj copat duhet te pershtaten sipas arredimit te shtepise, me ngjyra te hapura dhe te lehta.
- Nje shtepi me mobilim klasik kerkon perde pak te renda, ngjyra te ngrohta dhe kryesisht te errata. Stilit klasik nuk i iken asnjehere moda, sado qe kohet e fundit preferohet stili modern me teper. Ne stilin klasik qendron shume ngjyra vishnje, e cila eshte quajtur nga arreduesit si ngjyra mbreterore. Tek stili klasik, edhe ngjyrat bezhe dhe kafe jane shume te pranueshme.
- Stili modern ka shume hapesira, vendosen copa te lehta per ne vere, te qepura thjesht ose me percina. Nderkohe qe copat e plota mund t’i mbash per te kater stinet dhe nuk te lodh shikimin.
- Copat e renda qe kombinohen me te lehta, quhen binjake. Tani mund te kombinohet nje tyl pana pa dizenjo me anesore te renda.
- Ne dhomen e gjumit preferohen perdet e renda. Persa i perket ngjyrave ne dhomen e gjumit kjo varet edhe nga mobilimi.
- Perdet mund te ndryshohen edhe sipas stineve. Ne stinet pranvere – vere vendosen te lehta; ne vjeshte – dimer kur fillon te ftohet moti, edhe shtepia “vishet” me rende.
- Perdet ne kuzhine preferoheh te lehta, si ne cope edhe ne ngjyre. Ne dhomen e ngrenies preferohen perdet e bardha, pasi bardhesia sikur te shton oreksin, te ben te ndihesh mire kur je duke ngrene.
- Edhe ne dhomat e femijeve preferohen perde te lehta. Mjafton vetem nje tyl i qepur me percina. Nuk duhet ta ngarkojme pasi ne dhomat e femijeve ka vetevetiu shume ngjyra, nga dekorimet ne mure, lodrat, carcafet me kukulla, etj..
- Madhesia e dritareve ka shume rendesi ne zgjedhjen e perdeve.sh.nje dritare sonxhorno e madhe patjeter qe do perde te plote, tyl, me 2 anesore te renda, pasi i pershtaten sallonit te madh. Ndersa ne dritaret e vogla mjafton nje cope e lehte me nje anesore ose me dy, sipas deshires.
- Edhe pse ka copa perdesh qe nuk kane nevoje te hekurosen, hekurosja i ben mire, pasi i mban copat te reja dhe i dezinfekton me mire nepermjet avullit.
- Perdet lahen 1 – 2 here ne vit, ne ambjente ku nuk pihet duhan. Nese nuk keni mundesi t’i lani ne pastrim kimik, mund t’i lani ne lavatrice, te palosura, ne 30 – 40 grade.
Shfletoni fotogalerine per dhjetra ide dekorimi me perde:
Tendenca 2018







Per dhomen e gjumit

Per kuzhinen

