Një konkurs bukurie i përvitshëm në Arabinë Saudite ka përjashtuar 12 deve sepse kishin përdorur botoks.
Kafshët u refuzuan në konkurrim nga Festivali i Deveve Mbreti Abdulaziz, që mbahet pranë Rijadit, për shkelje të rregullave të konkursit të bukurisë.
Çmimet për konkurset e deveve arrijnë deri në 57 milionë dollarë, për këtë arsye përpjekjet për mashtrim janë të mëdha.
“Devetë me substanca fryrjeje në buzë, të rruara, të lyera në disa pjesë të trupit apo me ndryshime jonatyrale, nuk lejohen në konkurs”, lexohet në një libër të ri rregullash.