Përfitimet e padiskutueshme të hithrave

Me siguri se shumica frikësohen nga hithrat, për shkak te djegësisë që jep në kontaktin e parë me lëkurën. Por ndoshta nuk e dini se sa e mirë është kjo bimë për shëndetin.

Ajo kuron disa gjendje shëndetesore. E kthyer në caj ajo është një trajtim natyral i alergjive, por edhe forcon kockat, përmirëson lëkurën dhe shëndetin e traktit urinar. Pra, mund të themi qe hithrat janë shume te dobishme për organizmin e njeriut.

Hithra është aq e mirë sa që mund të çojë në falimentimin e farmacive.

Hithra ndihmon në pastrimin e gjakut në pranverë

Përdorimi i kësaj bime gjatë periudhës së pranverës ndihmon në pastrimin e gjakut dhe te të sëmurët me anemi. Këshillohet që gjatë kësaj kohe të konsumohet sa më shpesh bima e hithrës në formë caji, ose e gatuar (si sallate ose në byrek).

Perdorimet mjekesore te hithres

  1. Hithrat janë përdorur prej shekujsh edhe për të kuruar simptomat e alergjive veçanërisht ato të shkaktuara nga poleni dhe pluhuri.
  2. Hithra është një bimë premtuese në trajtimin e sëmundjeve të Alzheimer, artritit, astmës, bronikitit, sklerozës, e të tjera.
  3. Lengu i perfituar nga zierja e hithrave përdoret për të luftuar zbokthin dhe hequr yndyrën e tepërt nga flokët.
  4. Shpëlarja e flokëve me lengun e hithrave të ziera ndihmon në rritjen e flokëve dhe parandalimin e rënies së tyre.
  5. Për shkak te sasisë se madhe te kaliumit, hithrat kane efekt diuretik dhe çaji i tyre shfrytëzohet ne mjekimin e infeksioneve te rrugëve urinare, si dhe për parandalimin e krijimit te gurëve ne veshka.
  6. Në Gjermani hithrat shiten si një bimë medicinale për sëmundjet e prostatës. Në Shtetet e Bashkuara, gjethet e hithrave përdoren shumë për sëmundjet e raumatizmës, artritit dhe tensionit të lartë të gjakut.
  7. Duke qenë se përmban hekur, çaji nga hithi ndihmon edhe ne krijimin e qelizave te kuqe te gjakut.
  8. Çaji i hithrave stimulon rigjenerimin e qelizave.
  9. Ajo përdoret gjërësisht në përgatitjen e shumë ilaçeve kundër inflamacioneve.
  10. Rrënjet e hithrave përdoren edhe si kurë natyrale për rënien e flokëve, ciklet femërore, hemorroidet dhe ekzemën.
  11. Hithrat janë të pasura me vitamina dhe minerale, përfshi hekurin, kaliumin dhe silicën.
  12. Përmbajtja e kalciumit në hithra ndihmon në lehtësimin e sindromës premenstruale, parandalon dhimbjet e kokës, ndryshimet e humorit dhe ndjesinë e fryrjes.
  13. Futja e hithrave në dietën tuaj ju furnizon me vitaminë A, D dhe K.

Thajini hithrat dhe ruajini ne nje vend te thate, per t’i perdorur gjate gjithe vitit  

Shperndajeni kete artikull qe te gjithe miqte tuaj te njohin vlerat e mrekullueshme te hithrave gjithashtu.

femra-moderne.com