Përgjigjet për pyetjet më të sikletshme rreth shëndetit intim

Përgjigjet për pyetjet më të sikletshme rreth shëndetit intim, per të cilat kemi ndrojtje të pyesim edhe gjinekologun.

Përdorim emra prej budallenjsh për ta përshkruar, sikletosemi kur duhet të flasim për të dhe shumica prej nesh madje as që e di se si është mbivetja e tyre. Mendojmë se ka ardhur koha ta mposhtim këtë tabu, ta njohim dhe të flasim hapur për këtë pjesë jetike të anatomisë sonë, në mënyrë që të gëzojmë trupin tonë – dhe jetën tonë seksuale – dhe të jemi më në dijeni të problemeve shëndetsore kryesore.

“Kam zbuluar një kokërr në zonën time gjenitale. Mund të jetë kancer?”

Kokrrat dhe gungat në më të shumtën e rasteve mbeten vetëm aq dhe asgjë më shumë. Zakonisht shkaktohen nga qime që rriten nën lëkurë, nga ciste dhjamore ose puçrra – asnjëra prej tyre nuk është e rrezikshme. E vetmja kokërr për të cilë duhet të shqetësoheni është lezja. Nëse ka një sipërfaqe si lulelakër ose partneri juaj i referohet lezes, shkoni të konsultoheni me një mjek. Edhe pse relativisht të padëmshme dhe jo të lidhur me kancerin e qafës, lezet gjenitale janë ngjitëse dhe të pakëndshme, mund të rriten shumë dhe duhen hequr.

“Kam një derdhje të dobët gjatë ciklit tim – a është normale?”

Shumica e sekrecioneve vaginale janë shëndetsore dhe mbrojtëse dhe, si rregull i përgjithshëm, nëse nuk shkakton kruarje, djegie ose nuk mban erë më shumë se zakonisht, s’ka asgjë për t’u shqetësuar. Vagina e shumicës së femrave mban pak më shumë erë në fund të ditës dhe sa më shumë nervoze ose më aktive të jeni, aq më e ndjeshme do të jetë.

shendeti intim3

“Pse të bërit dashuri më shkakton dhembje?”

Nuk është diçka e pazakontë që ndonjëherë të bërit dashuri të jetë e parehatshëm. Lubrifikimi i papërshtatshëm është numri një që shkakton dhembje, por gjithashtu edhe infeksionet e vaginës dhe endometrioza mund ta bëjnë të dhimbshëm akti intim të dashurisë, ndërsa disa femra janë kaq të tendosura, saqë kanë dhembje gjatë marrëdhënieve. Por mund të ketë edhe shkaqe të tjera. Në fillim të vaginës ndodhet një mbështjellëse indi që mund të dëmtohet lehtësisht ose shqyhet gjatë marrëdhënieve dhe kjo mund ta bëjë seksin me të vërtetë të dhimbshëm. Me kohë çarja mund të ngjitet, por, gjatë penetrimit mund të hapet lehtësisht përsëri. Provoni të ndryshoni pozicion dhe përdorni shumë lubrifikim. Nëse gjatë marrëdhënies jeni në një mënyrë që e lejon penisin të qëllojë qafwn e mitrës në mënyrë të drejtpërdrejtë, ai mund të shtyjë mitrën, duke tendosur të gjitha ligamentet. Mund t’ju dhembë po në atë moment ose mund t’ju shkaktojë një ndjesi si ngërç muskular në bark pas të bërit dashuri..

“Sa shpesh duhet të kem marrëdhënie?”

Shumica e njerëzve janë të bindur se jeta seksuale e të tjerëve është më e mirë se ajo e tyre. E vërteta është se ne duhet të jemi të gjithë më të hapur dhe më të  sinqertë përsa i përket asaj që duam. Gjëja tjetër është se s’ka rëndësi sa gjatë vazhdon, kur ndodh, shijojeni. Gjithashtu, seksi i tepërt në një hapësirë kohore të shkurtër mund të shkaktojë fshikëza, infeksione dhe acarime të vaginës. Për të mbrojtur veten, pini shumë ujë, shkoni në tualet para dhe pas marrëdhënieve dhe përdorni ekstra lubrikim për të mbrojtur indet nga dëmtimet. Një alternativë e mirë mund të jenë të bardhat e vezëve dhe vaji i ullirit.

“Si ta gjej pikën time G?”

Jo të gjithë janë dakort që zona G ekziston. Disa femra thonë se ekziston një zonë në vaginën e tyre që është shumë e ndjeshme dhe jashtëzakonisht e kënaqshme. Por indi i të ashtuquajturës zonë G nuk ka absolutisht asnjë lloj ndryshimi midis kësaj dhe indit rrethues të vaginës. Nuk ka funde ekstra nervash ose enësh gjaku. Kështu, ndërkohë që zona juaj G mund të jetë e vërtetë dhe e mrekullueshme për ju, nuk do të gjeni as edhe një copë evidence fizike për të mbështetur ekzistencën e saj.

“Cili pozicion është më i mirë?”

Ekspertët e kësaj fushe mendojnë se pozicioni që jep më shumë kënaqësi është kur femra rri sipër. Kjo i mundëson asaj ta kontrollojë më së mirë situatën. Nëse ndiheni sikur ju merret fryma ose thjesht s’jeni rehat poshtë, provojeni këtë poziciuon. Në fund të fundit, të bërit dashuri duhet të jetë argëtim!

“Duhet të shqetësohem se mos marr ndonjë infeksion seksualisht të transmetueshëm?”

Ekspertët kanë dhënë alarmin se kohët e fundit IST po shtohen midis femrave të moshës 45-64 vjeçare dhe më të moshuarat janë aktualisht më të prekshme se ato më të reja. Ulja e nivelit të estrogjeneve e bën indin e vaginës dhe atë të qafës së mitrës më të brishtë dhe kjo rrit prirjen për infeksion. Mesazhi është i thjeshtë. Nëse jeni në një lidhje të re, përdorni prezervativë edhe nëse nuk ju duhet si kontraceptivë. Dhe, megjithëse mund të duket e sikletshme, pyesni partnerin nëse ka patur ndonjë IST ose nëse është testuar për HIV-in.

shendeti intim4

Mbajini muskujt “e poshtëm” në formë

Rregulla e parë dhe më e rëndësishme e mirëmbajtjes së fshikëzës është të bëni ushtrimet e shtratit të komblikut. Bëjini kur ndaloni në dritat e semaforit, kur flisni në telefon ose kur prisni për autobuzin, dhe bëjini shpesh. Këto ushtrime, që forcojnë muskujt e shtratit të komblikut, kundërshtojnë shtypjen graviacionale mbi fshikëzën tuaj, rrisin tonusin e muskujve vaginalë dhe fortësinë e mbivetes dhe do të përmirësojnë gjithashtu edhe jetën tuaj seksuale.

Forconi muskujt rreth rektumit, vaginës dhe uretrës dhe ngrihuni nga brenda sikur po përpiqeni të mbani jashtëqitjen dhe urinën njëkohësisht. Përpiquni t’i kontraktoni muskujt sa më gjatë të mundeni, duke i mbledhur për maksimumi 10 sekonda. Pushoni për 4 sekonda dhe përsëriteni aq sa herë të keni mundësi. Provoni disa kontraktime të shpejta, duke e mbajtur pozicionin vetëm për 1 sekondë para se të lëshoni muskujt, maksimumi 10 herë. Synoni të bëni një seri kontraktimesh të ngadalta, pastaj një seri me kontraktime të shpejta, gjashtë herë në ditë.

femra-moderne.com