Përkujdesjet e përditshme për dhëmbë të shëndetshme
- Furça e dhëmbëve. Përdoreni të paktën dy herë në ditë, për të eleminuar mbetjet e ushqimeve dhe pllakën bakterore. Përpiquni të kryeni lëvizje të buta, nga lart poshtë, kur t’i fërkoni dhëmbët: në këtë mënyrë nuk malcohen mishrat e dhëmbëve dhe nuk dëmtoni smaltin. Dakort edhe për furçat elektrike të gjeneratës së fundit, që pastrojnë në mënyrë delikate.
- Fija ndërdhëmbore. Kariesi dhe sëmundjet e mishrave të dhëmbëve lindin mbi të gjitha midis dhëmbëve: ja pse është i rëndësishëm përdorimi i përditshëm i fijes ndërdhëmbore.
- Gargarat. Ato me fluor përdorini edhe çdo ditë: kundërshtojnë prodhimin e baktereve.
- Çamçakëzat. Ata me ksilitol ju ndihmojnë të pengoni formimin e pllakës bakterore. Janë të përshtatshëm edhe për fëmijët mbi moshën 4 vjeç.
- Gjuha. Në mëngjes, pastroni me furçën e dhëmbëve edhe gjuhën, për të eleminuar shtresën e bardhë që formohet gjatë natës.