5 Përkujdesjet e përditshme për dhëmbë të shëndetshme

Përkujdesjet e përditshme për dhëmbë të shëndetshme

  1. Furça e dhëmbëve. Përdoreni të paktën dy herë në ditë, për të eleminuar mbetjet e ushqimeve dhe pllakën bakterore. Përpiquni të kryeni lëvizje të buta, nga lart poshtë, kur t’i fërkoni dhëmbët: në këtë mënyrë nuk malcohen mishrat e dhëmbëve dhe nuk dëmtoni smaltin. Dakort edhe për furçat elektrike të gjeneratës së fundit, që pastrojnë në mënyrë delikate.
  2. Fija ndërdhëmbore. Kariesi dhe sëmundjet e mishrave të dhëmbëve lindin mbi të gjitha midis dhëmbëve: ja pse është i rëndësishëm përdorimi i përditshëm i fijes ndërdhëmbore.
  3. Gargarat. Ato me fluor përdorini edhe çdo ditë: kundërshtojnë prodhimin e baktereve.
  4. Çamçakëzat. Ata me ksilitol ju ndihmojnë të pengoni formimin e pllakës bakterore. Janë të përshtatshëm edhe për fëmijët mbi moshën 4 vjeç.
  5. Gjuha. Në mëngjes, pastroni me furçën e dhëmbëve edhe gjuhën, për të eleminuar shtresën e bardhë që formohet gjatë natës.

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search