Kur vjen puna per gjumë, shumica e prinderve kane ankesa per femijet e tyre. Nuk flene me orar, flene vone, zgjohen heret… Por me e mira per femijet eshte qe ata te flene maksimumi ne oren 9 te mbremjes. Ja pse…
Rritja është pjesë e rëndësishme e jetës së fëmijës dhe rritja ndodh vetëm atëherë kur fëmija është në gjumë. Hormoni i rritjes zakonisht aktivizohet gjatë fazës së katërt të gjumit, diku rreth orës 00:30. Nëse fëmijët rrinë deri vonë dhe shkojne në gjumë ne mesnate, atëherë koha për prodhimin e hormonit të rritjes është në zbritje dhe fëmija mund të mos rritet edhe aq shumë.
Femijet qe bejne me shume gjumë, jane me produktive
Veç kësaj, studimet kanë treguar se fëmijët që bëjnë gjumë më shumë janë më produktivë, më të përqendruar dhe më të mirë në aftësinë e të mësuarit dhe absorbimin e informacioneve në shkollë. Problemet dhe çrregullime janë të përhapura në këtë moshë. Gjumi i dobët ose i pamjaftueshem mund të çojë në ndryshime humori, probleme në sjellje të tilla si ADHD dhe problemet konjitive që ndikojnë në aftësinë e tyre për të mësuar në shkollë.
Prindërit duhet patjetër t’i kontrollojnë shprehitë e gjumit të fëmijëve, pasi gjumi ka ndikim pozitiv në shëndetin mendor dhe fizik të fëmijëve.
Gjithashtu, fëmijët të cilët kanë shprehi të shëndetshme të gjumit kanë më pak mundësi të zhvillojnë sëmundjen e Alzheimer-it në vitet e hershme, pasi, siç thonë doktorët, ka vetëm dy mënyra përmes së cilave ngadalësohet progresi i kësaj sëmundje: gjumi dhe ushtrimet fizike.
Keshilla per prinderit me fëmijë ne moshe shkollore
- Mësojini fëmijët e moshës shkollore për zakonin e shëndetshem të gjumit.
- Vazhdoni të theksoni nevojën për orar të rregullt të gjumit dhe mbani rutinën ne menyre te vazhdueshme.
- Bëni dhomen e gjumit te fëmijës te favorshme për gjumë -te errët, të ftohtë dhe të qetë.
- Mos lejoni TV dhe kompjutera ne dhomen e gjumit.
- Shmangni kafeinën.
Lexoni edhe: Princ William zbulon sekretin se si e ve ne gjumë vogelushin George
Te vesh femijet ne gjumë mund te jete nje sipermarrje e veshtire per shume prinder. Nese edhe ju hasni veshtiresi ne kete drejtim, kemi disa keshilla qe mund t’jua thjeshtojne punen. Sipas këshillave të eksperteve, ruajtja e qetësisë është themelore. Per me shume mund te lexoni: 5 keshilla praktike per te vene femijet ne gjumë