Perse qajne grate?

Nese jeni grua, me siguri ju ka ndodhur ndonjehere t’ju thone se pse qani kot, dhe nese jeni burre ju ka ndodhur te mendoni se pse grate qajne kot? Kjo histori prekese do ju tregoje pse lotet jane te pashmangshem per cdo grua….

Fëmija i vogël e pyet nenën: “Përse po qan?”

“Sepse jam grua” – i thotë nëna.

“Nënë nuk po të kuptoj!’ ia kthehu djali. Nëna e afron nga vetja e pëqafon dhe i thotë:

“As që do me kuptosh ndonjëherë, biri im.”

Kur fëmija pyeti babain e tij se përse nëna po qante pa arsye, i ati ju pergjigj: “Të gjitha gratë qajnë pa arsye, bir.”

Fëmija i vogël u rrit dhe u be burrë, por prapëseprapë nuk e kuptoi përse qajnë gratë dhe gjithmone ishte ne kerkim te nje pergjigje. Në fund iu drejtua Zotit: “O Zot, përse gratë qajnë aq lehtë?”

Zoti iu përgjigj:

“Kur e krijova gruan m’u desh ta krijoj të mbinatyrshme.

Ia kam dhuruar supet aq të forta që ta mbajë peshën e botës dhe njëkohësisht aq të buta që të krijoje rahati…

Ia kam dhëne forcën e brendshme që të përballojë lindjen e fëmijës dhe mospranimin të cilin shumë herë e përjeton nga vet fëmijët e saj.

Ia kam dhënë forcën, e cila e ndihmon që gjithmonë të shkojë përpara, edhe atëherë kur të gjithë të tjerët dorëzohen; të kujdeset për familjen e saj edhe atëherë kur është e sëmurë dhe e lodhur, gjithnjë pa u ankuar.

Ia kam dhuruar ndjenjat që t’i dojë fëmijët e saj, pavarësisht se ata ndonjëherë e lëndojnë aq thellë në shpirt. Ia kam dhëne fuqinë që ta pranojë bashkëshortin me të gjitha mungesat qe ka.

Ia kam dhënë zgjuarsinë që ta dijë se bashkëshorti i mirë asnjëherë nuk e lëndon gruan e tij, por nganjëherë e provon forcën dhe vendosmërinë e saj për të qëndruar pranë tij deri në kundërshtime.

Në fund ia dhurova lotin që derdh, i cili i përket vetëm asaj që ta shfrytëzojë sa herë që të ketë nevojë për t’i përballuar sfidat e jetës. Në këtë lot ka me të vërtetë të drejtë sepse askush nuk mund të përballoje kaq shumë pa thënë asnjë fjalë, sa gruaja në të vërtetë është në gjendje të përballojë!

Bukuria e gruas nuk qëndron në rrobat që vesh, as në linjat trupit, as në mënyrën se si i kreh flokët. Bukuria e gruas qëndron në sytë e saj, sepse ata janë dyert e zemrës së saj, vendi ku banon dashuria.

Ju lutem ndajeni këtë me të gjitha gratë që njihni.
Të gjitha e meritojnë dashurinë tone, për durimin e tyre, forcën, zgjuarsinë, ndjenjën dhe qëndrueshmërinë. Por, ju lutem mos harroni që ta ndani ketë edhe me te gjithë burrat që i njihni dhe të cilët ende nuk e dinë përse qajnë gratë.

femra-moderne.com