Përse ulet në njërin gju ai që propozon për martesë?
E kemi pare ne shume filma, madje edhe ne jeten reale mund te kete ndodhur. Momenti aq prekes kur nje burre i kerkon gruas qe dashuron, te kalojne gjithe jeten sebashku, nderkohe qe ai ulet ne nje gju?
E keni pyetur ndonjehere veten se cila eshte arsyeja qe mashkulli gjynjezohet para femres, kur e propozon per martese?
Engagement Ring Bible thotë se kjo është shenjë respekti ndaj femrës.
Vite më parë, meshkujt gjunjëzoheshin para mbretërve dhe liderëve të tjerë si shenjë respekti, bindje dhe besnikërie. Gjithashtu, kjo është edhe shenjë e zakonshme në ceremonitë fetare – ju gjunjëzoheni para Zotit. Pra, në të njëjtën mënyrë ju gjunjëzoheni edhe para personit që e dashuroni. Kjo është shenjë qe simbolizon se dëshironi ta respektoni atë dhe t’ia kushtoni tërë veten atij personi.
Po ashtu, shkruan The Sun, ne Mesjete, meshkujt e kishin per zakon te gjunjezoheshin para femres qe adhuronin, si nje shenje e larte respekti. Duket se ky zakon tani ka mbetur per t’u “perdorur” vetem ne rastet kur ai e propozon per martese.
Pra, arsyeja eshte shume romantike – ne nje menyre disi te cuditshme, por gjithsesi shume romantike. Ka te beje me burrin, i cili ne ato momente po tregon se ai është i gatshëm t’i nënshtrohet dëshirave dhe nevojave të gruas se tij të ardhshme.