Personazhe të njohura shqiptare që janë martuar me të huaj

Dashuria nuk njeh moshë, kombësi dhe as fe. Askush nga ne nuk mund ta programojë se me kë do të martohet në jetë.

Ka disa personazhe të njohur shqiptarë, që janë martuar me shtetas të huaj dhe po ju ecën vërtet mirë, edhe pse mund të kenë tradita të ndryshme nga njëri-tjetrit. Ata kanë treguar se dashuria e gjen rrugën dhe gjuhën, edhe kur nuk je nga i njejti vend.

Lorik Cana dhe Monica Ercoli

Ish-kapiteni legjendar i kombetares shqiptare, Lorik Cana nuk e kishte menduar ndonjëherë se do të martohej me nje vajzë që nuk ishte shqiptare. Ai dukej aq patriot sa edhe gruan mendohej se do ta merrte nga Kosova ose nga Shqipëria. Por ja që zemra nuk pyet, dhe në vitin 2014 Lorik Cana i dha fund beqarisë, dhe vendosi të martohej me Monica Ercoli-n, arkitekten italiane që i rrëmbeu zemrën. Ata janë të lumtur së bashku, dhe kanë një djalë, që quhet Boiken.

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayman

Ish-Miss Albania-s, Almeda Abazit ia vodhi zemrën një aktor shumë i famshëm turk. Tolgahan Sayman dhe Almeda Abazi u martuan në Beverly Hills në vitin 2017 dhe duket se janë shumë të lumtur me njëri-tjetrin.

Anjeza Shahini dhe Paul Edward Conolly

Anjeza Shahini dhe bashkëshorti i saj anglez, Paul Edward Conolly u martuan në fshehtësi të plotë në vitin 2015. Këngëtarja dhe diplomati, vendosën prapritur të martoheshin, menjëherë pas propozimit romantik në Venecia.

Emina Çunmulaj dhe Sam Nazarian 

Supermodelja shqiptare Emina Çunmulaj prej 3 vitesh shijon martesën e lumtur me bilionerin iranian Sam Nazarian. Emina dhe Sam kanë një vajzë shumë të bukur, dhe janë në pritje të fëmijës së dytë.

Albin Kurti dhe Rita Augestad Kndusen

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti është martuar me norgjegjezen Rita Augestad Kndusen, në vitin 2014. Çifti janë bërë prindër të një vajze në të njëjtin vit që janë martuar.

Burimi: revistaclass.al

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search