Perzieni limon, piper e kripe per te trajtuar keto 8 probleme shendetesore

Nese perzieni limon, piper e kripe mund te trajtoni disa probleme te zakonshme shendetesore

Perzierja e limonit me piper dhe kripë nuk eshtë diçka që mund ta përdorni vetëm për t’i shtuar shije ushqimit dhe sallatave të ndryshme. Kete perzierje mund ta përdorim edhe si një ilaç, pasi janë të pasura me vlera të shumta e të dobishme.

Këtu janë 8 probleme shëndetësore që kombinimi magjik me limon, kripë dhe piper i zi mund të na ndihmojë:

Të përziera

Qetësoni stomakun, nese ndieni te perziera me një përzierje me piperi të zi dhe lëng të freskët limoni në një gotë me ujë të ngrohtë. Pijeni me ngadalë derisa të ndiheni me mire.

Dhimbje dhëmbi

Perzieni gjysmë lugë çaji piper te zi dhe vaj karafili. Aplikojeni atë në dhëmbin që ju dhemb për të lehtësuar dhimbjen menjëherë.

Humbje peshe

Përzieni ¼ e një lugë çaji me piper te zi, 2 lugë lëng limoni dhe një lugë gjelle mjaltë në një gotë me ujë të ngrohtë për të përshpejtuar metabolizmin tuaj dhe për të humbur peshë më shpejt se kurrë.

Astma

Gjithmonë duhet të keni afër këtë përzierje, nëse ju ose dikush në familjen tuaj vuan nga sulmet e astmës. Shto 10 kokrra piper, 2 kokrra karafil dhe 15 gjethe borziloku në një tenxhere me ujë të valuar. Lëreni përzierjen për 15 minuta dhe derdheni në një kavanoz xhami me kapak. Shtoni 2 lugë mjaltë të papërpunuar në fund, dhe lereni të ftohet para se ta konsumoni. Mund ta ruani në frigorifer deri në 2 javë.

Ftohje dhe grip

Shtrydhni gjysmën e limonit në një gotë me ujë të nxehtë. Futeni limonin ne gote dhe lereni pulpën dhe lekuren të zbutet për 10 minuta. Hiqeni limonin dhe shtoni pak mjaltë. Pijeni kete ilaç deri sa të ndiheni më të lehtësuar.

Lexoni edhe: Erezat qe na ndihmojne te luftojme gripin dhe te ftohuren.

Dhimbje fyti

Perzieni gjysmë lugë çaji piper te zi, 1 lugë çaji kripë dhe një lugë gjelle lëng limoni të freskët në një gotë ujë të ngrohtë. Përdoreni këtë si gargar disa herë në ditë për të lehtësuar dhimbjen e fytit.

Ulcera dhe herpes te gojes

Shkrini një lugë gjelle kripë Himalaje në një gotë me ujë të ngrohtë dhe shpelani gojën tuaj pas çdo vakti për të eliminuar bakteret në gojë dhe për të përshpejtuar procesin e shërimit nga ulcerat e gojes.

Lexoni edhe: Mjekimi natyral kunder herpesit ne buze.

Hiqni gurët e tëmthit

Trajtimi i zakonshëm për këtë problem është kirurgjia, por konsumimi i një përzierjeje prej 3 masa vaj ulliri dhe 1 masë piper të zi dhe 1 masë limon mund të ndihmojë gjithashtu në heqjen e tyre.

femra-moderne.com