Kandile, alga, kallamare gjigante, ja keto ka mundesi te jene te vetmet prodhime deti qe ne do te hame ne vitin 2050. Ne perendim, per shkak te dietave, konsumohet shume peshk, pasi ky lloj ushqimi ka pak yndyrna, pak kolesterol dhe shume proteina. Po me vone cfare do te ndodhe?
Biologet detare hedhin alarmin se ka shume rrezik qe pas disa vitesh, per shkak te peshkimit jo te ligjshem, ne det mos te kete me peshq.
Mesatarisht ne te gjithe boten konsumohet 16.4 kilograme peshk per person.
Sipas Organizates se Ushqimit dhe Agrikultures, proteinat e peshqve jane nje e pesta e proteinave qe njerezit marrin ne ushqimet e tyre te nevojshme.
Sipas nje studimi te revistes “New Scientist”, verehet se per shkak te ndryshimeve klimaterike neper dete, po zhduken peshqit agresore, te cilet shpesh perfundojne ne rrjetat e peshkatareve.
Pasojat duken duke u pare neper siperfaqe kandile gjigante dhe ne sasi te medha si ne detin Mesdhe ashtu edhe ne detin e Zi apo Gjirin e Meksikes apo ne brigjet e Japonise.
Kandilet jane prodhim deti tipik i kuzhinave aziatike. Edhe kallamaret po shtohen gjithnje e me shume ne tryeza, pavarsisht se rrezikojne te rrisin kolesterolin. Ndersa algat duken nje premtim per ushqimin e se ardhmes ne sasi te medha.