Nese ju pelqen pica ne te gjitha menyrat e saj, provoni kete recete tropikale.
Ja nje recete qe me siguri nuk e kishit cuar neper mend se do ta gatuanit. E famshmja, dhe shpesh e debatuar, pica me ananas. Disa nga ju mund te mos e pelqejne idene, por mendojme se gatimi do pak guxim. E nese guxoni per kete recete, me siguri qe do ta pelqeni dhe do ta beni perseri.
Pica eshte nje lloj buke e sheshte e cila mbushet me salce domatesh dhe djathe. Ndryshe njihet me emrin Pica Margarita, e thjeshte por mjaft e shijshme. Kjo eshte menyra e pare e berjes se kesaj recete, nderkohe qe duke i shtuar perberes te ndryshem, perfitojme receta te ndryshme. Blini nje pete te gatshme brumi pice, ose bejeni vete duke ndjekur kete recete qe kemi ketu.
Perberesit:
- brume pice
- salce domatesh
- 2 lugë proshutë të pjekur të prerë copa copa të vogla
- kërpudha
- 3 feta ananas
- 2 luge djathe mocarela
- spec djeges (sipas deshires)
- kripe dhe vaj ulliri
Menyra e pergatitjes:
- Hapni brumin në një tepsi, lyejeni me salcë domateje.
- Shtoni 2 lugë me proshutë të pjekur, të prerë copa copa të vogla, kërpudha, 3 feta ananas të prerë në katrorë të vegjël. Hidhini kripë dhe dy lugë të vogla vaj.
- Përpara se të përfundoni pjekjen shtoni dy lugë mocarela të prerë në copa të vogla.