Pilaf me rukola dhe karkaleca

Ndonjehere kemi deshire per gatime te thjeshta e delikate si ky pilaf me rukola dhe karkaleca.

I thjeshte per t’u pergatitur, pilafi me rukola dhe karkaleca mund te jete nje ide e shpejte per te bere figure te mire nese ju vijne miq per darke. Preferoni karkaleca te fresket, por mund te perdorni edhe karkalecat e ngrire. Nderkohe qe rukola do t’i jape arome dhe shije te vecante pjates.

Përbërësit:

  • 80 g oriz;
  • 50 g karkaleca të qëruar;
  • një tufë rukola;
  • ¼ e qepës;
  • 1 thelpi hudhre;
  • piper djegës;
  • vaj;
  • kripë;
  • ½ gote verë e bardhë

Përgatitja:

Grini qepën dhe hudhrën, kaurdisini në tigan me pak vaj. Shtoni specin djegës dhe karkalecat. Kaurdisini për disa minuta, kriposini dhe spërkatini me verë të bardhë. Zieni orizin; nga mesi i zierjes, kullojeni dhe shtojani karkalecëve. Përfundojeni gatimin, duke i përzier ngadalë, duke shtuar edhe ujë të nxehtë, nëse është e nevojshme. Ne fund shtoni rukolën.

Disa menyra terheqese per ta servirur kete pjate:

femra-moderne.com