Lajme per femrat, familjen, bukurine, shendetin, formen, gatimin, horoskopin etj.

Pite me veze, 5 menyra te ndryshme per ta pergatitur
, / 274 0 0

Pite me veze, 5 menyra te ndryshme per ta pergatitur

SHARE

Nese s’keni shume kohe (dhe deshire) per te gatuar, ju propozojme kete pite me veze. Eshte nje recete qe, me perberes te ndryshem mund te jete mengjesi, dreka ose darka juaj. Dy perberesit baze jane pitet dhe veza. Vezet me siguri i keni ne frigoriferin tuaj cdo dite. Ndersa per pitet, s’ka nevoje t’i pergatisni vete. Mjafton te bleni ne supermarket nje qese me pite te gatshme te ngrira dhe t’i ruani ne frigoriferin tuaj, per t’i perdorur kur te keni nevoje apo deshire per kete recete.

1. Pite me veze, proshute dhe avokado

E persosur per mengjes. Lyejeni piten me gjize dhe mbi te vendosni disa copa djathe mocarela. Sipas deshires mund t’i shtoni pak majdanoz te grire. Futeni ne furren e parangrohur dhe piqeni derisa te skrije djathi. Nderkohe perdatisni proshuten, duke e pjekurm vezen e skuqur lehte dhe disa feta avokado. Nxirreni piten nga furra dhe vendosi mbi te copat e proshutes, vezen dhe fetat e avokados.

2. Pite me veze dhe proshute gjeldeti

Parangrohi furren ne 220°C. Zieni per 1 minut3 ne uje te vluar dy-tre shparguj, kullojini dhe shpelajini me uje te ftohte qe te ndaloje procesi i pjekjes. Nderkohe merrni piten dhe vendosni me rradhe djathe gouda te prere, proshuten dhe shpargujt. Me pas sperkateni me pak piper dhe djathe Parmigiano te grire. Futeni ne furre per 5 minuta, derisa djathi te filloje te shkrije me pas nxirreni nga furra. Cajeni levozhgen e vezes dhe hidheni ne nje tas, duke u kujdesur te mos cahet e verdha. Me pas vendoseni vezen ne qender te pites. Futeni ne furre dhe piqeni edhe 10 minuta te tjera.

3. Pite me gjize, proshute te pjekur dhe rukola

 

Piqeni piten e lyer me pak vaj ulliri ne zgare ose thekese buke nga te dyja anet. Nderkohe ne nje tigan jo-ngjites hidhni nje luge vaj ulliri dhe hidhni vezen per ta skuqur. Mbulojeni me nje kapak ne menyre qe nxehtesia te mos dale jashte tiganit dhe e bardha te gatuhet, por jo te skuqet tej mase. Perzieni gjizen me pak piper, kripe dhe lekure te grire limoni. Ne nje tas tjeter perzieni vaj ulliri, leng limoni, kripe dhe piper dhe shtoni rukolen e lare dhe te pastruar. Mbi piten e thekur vendosni dy luge gjize, proshuten e pjekur, disa gjethe rukola dhe ne fund vezen.

4. Pite si pica, me veze dhe ananas

Parangrohni furren ne 180 grade C. Lyeni piten me salce pice, shtoni proshute, ananas dhe djathin e grire, duke u kujdesur qe te lini nje hapesire ne mes per vezen. Me kujdes cani vezen dhe hidheni ne qender te pites-pice. Piqeni per 15 minuta. Shoqerojeni me sallate.

5. Pite me veze dhe djathe

Kjo eshte menyra me e thjeshte per te gatuar kete recete. Mbi pite vendosni djathin gouda te grire dhe me kujdes thyeni nje veze ne qender. Shtoni disa gjethe borzilok, kripe dhe piper dhe piqeni ne furre.

Mos harroni ta shperndani kete artikull qe ta lexojne gjithe miqte tuaj. Na tregoni ne komnete se cila nga keto receta ju pelqeu me shume.

femramoderne.al

Leave A Reply

Your email address will not be published.