Plazhet me te mira te bregdetit jonian

Bregdeti jonian është një diamant i vërtetë për të kaluar pushimet verore.

Një horizont i plazheve të bardha dhe shkëmbore, kilometra bregdeti të paprekura, pavarësisht turizmit që po lulëzon dhe gjire që shfaqen papritur, si diamante të vërtetë që kërkojnë vetëm admirim, shkruan gazeta italiane “Il Messaggero”.

Përballë, një det në ngjyrë gurkal i ndezur, që ngjyroset në të gjitha hijet e blusë. Duket pothuajse sikur gjendesh në një cep të oqeanit, ose në plazhet e famshme të Karaibeve, por përkundrazi kjo është Shqipëria, një nga destinacionet europiane të momentit.

Pa dyshim ajo fsheh zonat me bukuri të mrekullueshme dhe pjesa jugore mbetet me të vërtetë befasuese, midis kodrave të mbushura me gjelbërim, në kontrast me rërën dhe shkëmbinjtë mbi ujin e tejdukshëm.

Megjithëse në gusht fillon të jetë i mbushur me njerëz, vendi është ende i pazbuluar dhe çmimet nuk janë të larta.

Mes arkeologjisë dhe ngjyrave të kartolinave, spektakli mbush sytë dhe zemrën. Shumë nga plazhet më të bukura janë të vendosura mes Vlorës – një qytet i lashtë që daton në shekullin e 6 para Krishtit, i bashkëngjitur Konstandinopojës dhe pastaj i pushtuar nga turqit – dhe Sarandës, me gjiret e saj të bukura përballë Korfuzit. Ja ku duhet të shkojmë duke kujtuar se në muajin qershor klima është perfekte dhe plazhet të papopulluara, ndërsa në muajin gusht rritet numri i njerëzve.

Rezultate imazhesh për jale

Palzhi i Jalës: rërë dhe det shumë të pastra. Plazhi është i vogël dhe me rërë në një zonë të qetë, i rrethuar nga shkëmbinj dhe formacione shkëmbore dhe pranë tij dy hotele të vogla dhe një vend kampingu.

Rezultate imazhesh për himara

Himara: një det i shkëlqyer që e bën atë një krenari të vendit. Plazhi, vit pas viti, është gjithnjë e më shumë i mbushur me njerëz edhe afër Spillesë dhe Potamit. Llamani ende nuk është shumë i populluar, një gji i mbyllur mes kodrave të egra që zbresin në det.

Rezultate imazhesh për Plazhi i Livadhit

Plazhi i Livadhit: i rrethuar nga gjelbërimi dhe shkëmbinjtë shkëmborë, me një bimësi që është mbrojtur me kalimin e kohës, ndodhet në hyrje të Himarës. Prej këtu mund të eksploroni gjirin dhe të shijoni peizazhin e bregdetit Jon.

Rezultate imazhesh për Plazhi i Porto Palermo

Porto Palermo: një gadishull i vogël i quajtur kështu për shkak të ushtarëve italianë që kishin ndalur këtu gjatë Luftës së Dytë Botërore. Vendi është veçanërisht ndjellës, aq shumë saqë ka qenë sfondi i xhirimit të disa filmave. Përveç detit, mburret me praninë e një kështjelle që mund të vizitohet me shoqërues të guidave lokale. Kalaja daton në shekullin e nëntëmbëdhjetë dhe u ndërtua nga Ali Pashë Tepelena, politikani dhe guvernatori i disa territoreve europiane të Perandorisë Osmane, në nder të gruas së tij. Në periudhën komuniste, nëndetëset sovjetike u fshehën këtu.

Rezultate imazhesh për Borsh

Borsh: është plazhi më i gjatë i bregdetit jonian shqiptar, me 3 km të tij. Në fshatin aty pranë mund të shihni një kështjellë që daton në epokën bizantine, e rindërtuar më vonë nga osmanët, ndërsa plazhi është i rrethuar nga pemët e ullirit dhe agrumet.

Plazhi i Ksamilit: vend turistik me bukuri të madhe që rrethohet nga katër ishuj që mund të arrihen me varkë ose not në baticë të ulët. Jo shumë larg Sarandës, një bazë e përkryer për të eksploruar mjedisin, ka ujëra të cekët dhe rërë të artë, bare dhe restorante në plazh. I emëruar perla e detit Jon, ndodhet përballë ishullit të Korfuzit dhe prapa saj është Parku Kombëtar i Butrintit, një nga parqet më të bukura arkeologjike në Ballkan, pasuri e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Pothuajse të gjitha plazhet këtu janë të shumë të mbushura me njerëz. Me ekuivalentin e rreth tre eurove, megjithatë, mund të marrësh me qira një çadër plazhi me dy krevate.

Rezultate imazhesh për Drimadhë

Drimadhë: pranë fshatit Vuno, shfaqet një lloj limani i artë, ku shumë zgjedhin të përdorin kampingun, ose duke fjetur në një shtëpi njëkatëshe prej druri. Në horizont ju mund të shihni pemët e portokajve dhe të pishave, në një atmosferë plot bukuri. Mund të arrihet duke e lënë rrugën e asfaltuar që del nga fshati i Dhërmiut.

Rezultate imazhesh për Dhërmi

Plazhet e Dhërmiut: duke arritur në këtë fshat të bukur, do të gjeni tre plazhe Shkambo, Jaliksari dhe Gjipea, rreth 2 km të gjatë që paraprijnë Shpellën e Piratëve, të vendosura në këmbët e kodrës ku është ndërtuar Manastiri i Shën Teodorit. Kjo e fundit, e mbushur me intimitet, kohë më parë për këtë karakteristikë të saj i jepte strehim atyre që donin të mbroheshin nga takimet e pakëndshme nga deti. Dhërmiu është i përkryer sidomos për të rinjtë që argëtohen gjatë jetës së natës dhe në verë frekuentohet nga udhëtarë nga e gjithë bota.

Rezultate imazhesh për Plazhi i Palasës

Plazhi i Palasës në Vlorë: në shtrirjen e bregdetit midis Qafës së Llogorasë dhe Sarandës, është një triumf i fshatrave të vogla me shtëpi të bardha të lidhura me kodrat. Dhe pastaj ja ku është plazhi i bukur me rërë të artë shumë i gjatë dhe i pacënuar, i pajisur me shezlonë dhe çadra.

Rezultate imazhesh për Plazhi i Karaburunit

Plazhi i Karaburunit: gadishulli që rrethon Vlorën dhe është brenda Parkut Kombëtar Karaburun-Sazan, i vetmi park detar në vend. Përveç rrënojave romake dhe rrënojave të Luftës së Dytë Botërore, është një zonë e njohur për zhytje, shkëmbinjtë e pjerrët dhe shpellat nënujore. Ish zona ushtarake, deri në vitet ’90 kishte qasje të kufizuar dhe sot mund të arrihet në këmbë ose me anije të vogla. I bukur është gjiri i Gramës, një liman i fshehur që ende mbledh shkrimet e vjetra të detarëve mes shkëmbinjve. Haxhi Aliu quhet edhe “shpella e piratëve” dhe ndahet midis shkëmbinjve, ujërave kristalë dhe plazheve të bardha të guralecave.

Rezultate imazhesh për Plazhi Pulëbardhat

Plazhi Pulëbardhat: afër Sarandës është absolutisht një nga më të bukurit në Shqipëri, ku mund të marrësh me qira një varkë në kërkim të shumë gjireve të pabesueshme në zonë. / ATA

femra-moderne.com