Po kaloni nje dite monotone? Ja 6 menyra se si të thyeni monotoninë…
Flisni me të dashurit tuaj
Të flisni me personat tuaj të zemrës qoftë drejtpërdrejtë, qoftë në telefon, mund të bëjë çudira në sjelljen tuaj. Edhe një bisedë pesë minutëshe me shokun ose shoqen tuaj mund t’ju japë shumë energji.
Lëvizni
Jepuni një shtysë endorfinave të humorit të ndjerit mirë me pak ushtrime. Është më mirë të ngriheni herët në mëngjes në mënyrë që të mos nxitoni shumë për punë. Nuk ju duhet absolutisht që të bëni gara për një maratonë, thjesht ecni pak më shpejt në mënyrë që të ngrini moralin.
Bëni diçka që ju pëlqen
Doni të lexoni, të shkruani apo të pikturoni? Apo doni të këndoni dhe të kërceni? Për çfarëdo lloj gjëje që ju përmbush apo ju jep kënaqësi, është mirë që të gjeni kohë. Shkruajeni diku sikur të ishte një takim që nuk duhet ta humbisni kurrsesi, pastaj vazhdojeni duke e konsideruar si një kohë rifreskimi që ju jep energji ndërmjet detyrave të tjera.
Çlironi energji pozitive
Bëni komplimente, dhurata, mirënjohje dhe falenderime. Buzëqeshjuni të panjohurve. Jini të gatshëm të bëni ndonjë punë pa u penduar. Në fakt është një klishe, por e vërtetë: ajo që fusni në botë do të jetë ajo që do të merrni, pra bëni më të mirën për të krijuar vetëm pozitivitet rreth jush.
Përqëndrohuni tek balanca
Mos e shfrytëzoni ditën vetëm për punë ose vetëm për jetën shoqërore. Do të jeni shumë më të përqëndruar nëse arrini të përcaktoni një simetri në jetën tuaj. Përpiquni të ndërtoni një balancë ndërmjet punës dhe jetës.
Bëni një shënim të bukur për ditën në ditarin tuaj
Pini çajin tuaj të preferuar, lexoni një kapitull nga libri që keni në dorë, ose risillni në mendje gjithçka të bukur që keni bërë këto ditët e fundit. Nëse jeni të aftë të qetësoheni ose të çlodheni në vend që të flini menjëherë, ka më shumë mundësi që ta shikoni ditën me një ndjenjë paqeje.